Çadrat me vete, reshje shiu në të gjithë Shqipërinë

290
Sigal

Vijon ndikimi i masave ajrore të ngrohta, por të pasura me lagështirë me origjinë jugore në vendin tonë, duke bërë që moti të jetë me vranësira, reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit, por dëborë në zonat verilindore dhe juglindore.

Herë pas here do të ketë pauza të reshjeve.

Këto kushte të motit vijojnë gjatë natës dhe deri mëngjesin pasardhës. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h Jugor – Jugperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Temperaturat e ajrit rriten gjatë mëngjesit por ulen lehtë gjatë orëve të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 18 °C.