Fëmija 2 vjeç, pacienti më i ri i infektuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

396
Sigal

Një fëmijë 2 vjeçar është pacienti më i ri i infektuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut.

Në raportin e Institutit të Shëndetit Publik, 2 vjeçari është pacienti më i ri ndërsa pacienti më i vjetër është i moshës 91 vjeçare.

Përveç kësaj, bëhet me dije se mosha e pacientëve varion nga 2 deri në 91 vjet (mesatarisht 42.2 vjet), dhe shumica e pacientëve (23 përqind) janë midis moshës 30 dhe 39 vjeçe.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve me koronavirus në vend, respektivisht prej 136 personave, 66 pacientë janë të gjinisë mashkullore kurse 70 janë të gjinisë femërore . 27 nga 136 pacientët, sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, kanë sëmundje kronike, 17 prej të cilave kanë sëmundje kardiovaskulare, 5 sëmundje kronike në mushkëri, dhe nga tre pacientë kanë diabet, sëmundje kronike në veshka dhe hipotiroidizëm, kurse një pacient është me sëmundje neuromuskulare.

Deri më tani, sipas Institutit, janë infektuar 9 persona nga personeli mjekësorë. Ndërkohë deri këtë pasdite kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 22 persona të rinj, prej të cilëve 16 janë gra dhe 6 burra. Shumica e tyre janë në moshën 50-59 vjeçe.

Dy prej tyre janë shtruar në spital ndërsa pjesa tjetër janë në trajtim shtëpiak, ndërsa 22 persona, 15 tashmë kanë pasur kontakte me një person tashmë të infektuar.