BURREL/ Adelina Farrici krijon kushte shërbimi për qytetarët

803
Sigal

Bashkia e qytetit të Burrelit, ndryshe nga shumë bashki të tjera të vendit, të një niveli me ‘to apo dhe ato bashki që mbajnë nivel më të lartë, ka mundur të menaxhoje e të lehtësoj shërbimet ndaj qytetarëve të saj. Po bëhet gati një vit që Kryetarja e Bashkisë së Burrelit znj. Adelina Farrici ka vënë në dispozicion një zyrë të posaçme në funksion të kryerjes së shërbimeve ndaj banorëve të komunitetit, duke ju dhënë mundësinë që çdo qytetarë apo biznes  të likuidojnë në kohë të gjitha detyrimet ligjore brenda afatit që kanë ndaj shtetit dhe kjo e fundit ndaj tyre. Këto shërbime, që dikur kryheshin në disa zyra në katin e dytë e të tretë të kësaj bashkie në praninë e zyrtarëve të tjerë që nuk kishin asnjë lidhje me këto shërbime dhe kjo ndodhte për mungesë të ambienteve për të ushtruar funksionin e tyre nëpunësit  e tjerë. Kjo zgjidhje i është dhënë si shumë zgjidhjeve të tjera emergjente nga Kryetarja e Bashkisë znj. Adelina Farrici, thotë zyrtari i kësaj bashkie, Drejtori i Gjelbërimeve z. Hasan Pasha. Ka mundur të sigurojë në katin e parë të kësaj bashkie një zyrë të veçantë, ku çdo detyrim për qytetarin dhe biznesin që kanë ndaj kësaj bashkie dhe kjo e fundit ndaj tyre, kryhen në një zyrë me 4 sportele të veçanta për çdo shërbim, ku shërbejnë 4 femra me arsim të lartë dhe të testuara, që japin shërbim të shpejtë e të kulturuar. Nga e njëjta zyre i njëjti person shlyen të gjitha detyrimet. “Ky veprim  ju shërben 18900 banorëve të këtij komuniteti, çka ka bërë të mundur një here e mirë eliminimin e lodhjeve, sorollatjeve dhe lëvizjet e tepërta të qytetarëve nga njëra zyrë në tjetrën, pasi të gjitha llojet e shërbimeve kryhen dhe merren nga këto sportele të së njëjtës zyrë, duke eliminuar pretendimet në vonesat në pagesat e qytetarëve e të biznesit që duhet të paguanin kamat-vonesën. Njëkohësisht u ka kthyer qetësinë 35 nëpunësve të bashkisë që punojnë në katin e dyte e të tretë, ku kanë gjetur qetësinë, rehatinë e punës dhe kanë larguar zhurmat e shumta të qytetarëve që donin të likuidonin detyrimet pa kamat dhe brenda kohës së punës së bashkisë, ku shpesh iknin pa mbaruar punë. Tani këta punonjës gëzojnë të gjitha kushtet për një punë cilësore”,- ka thënë Kryetarja e Bashkisë së Burrelit, znj. Adelina Farrici për gazetën “Telegraf”.