Ermal Dredha: Prioritet në drejtim e Vlorës mbetet turizmi

107
Sigal

Kandidati i PS për bashkinë e Vlorës është zotuar për disa pika kyçe në zhvillimin e mëtejshëm të qytetit. Ai shprehet se : Gjatë mandatit tim në drejtimin e Bashkisë Vlorë do të punoj fort për: Ndërtimi i terminalit të autobusëve ndërqytetas, për të mundësuar akses për të gjithë vizitorët nga brenda dhe jashtë vendit.

Zhvillimit të një strategjie turizmi afatgjatë për zgjatjen dhe diversifikimin e sezonit turistik në qytet. Krijimin e këshillit të Turizmit më të gjithë grupet e interesit dhe institucionet publike të përfshira. Krijimin e zyrës së koordinimit të dedikuar në Bashkinë e Vlorës për të adresuar problematikat e të gjithë operatorëve të sektorit.

Fuqizimin e laboratorit të turizmit, për t’i ofruar operatorëve të sektorit, trajnime të stafeve dhe asistencë manaxheriale. Fuqizimin e aktiviteve kulturore dhe sportive, si shtysë e turizmit, por edhe e përditshmërisë së qytatarëve vlonjatë. Rikonceptimin e sinjalistikës së atraksioneve turistike si dhe bashkëpunimin me degëzimet rajonale të Ministrisë së Kulturës.

Krijimin e Pikave të Informimit (Info points) për orientimin sa më të mirë të turistëve.

Voto Partinë Socialiste për një qytet ku në vëmëndje është Turizmi!