Brenda saunës së hotelit, gjenden të vdekur katër turistë rusë në Qerret të Kavajës

214
Sigal

Katër persona, dy burra dhe dy gra, janë gjetur të vdekur në një sauna në Qerret të Kavajës. Raportohet se viktimat janë shtetas rusë dhe ishin prej së paku një javë me pushime në Shqipëri.

Ata ishin akomoduar në një hotel të zonës, ndërsa sonte janë gjetur të vdekur në saunën e këtij hoteli në Qerret.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë, prokuroria dhe ambulanca. Për këtë ngjarje të rëndë është njoftuar edhe Ambasada Ruse në Tiranë.

Kavajë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:20, në Qerret, Kavaje,në ambientet e saunës të një hoteli, dyshohet se janë asfiksuar dhe për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasit Rus, K. S, 31 vjeçe, N. L, 58 vjeç, N. A, 37 vjeçe dhe S. A, 60 vjeç.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.