Bllokimi i aksit Vlorë-Oriku, Leli: Po punohet pa ndërprerje

186
Sigal

Aksi Vlorë-Orikum u bllokua këtë mbrëmje nga balta që mbuloi rreth 70 metra të rrugës. Reshjet e dendura të shiut shkaktuan rrëshqitje dherash dhe gurësh mbi rrugë.

Në terren ndodhet dhe kryebashkiaku Dritan Leli, i cili thotë se puna do të vazhdojë pa ndërprerje deri në zhbllokimin e plotë të këtij aksi rrugor.

“Mjetet e ARRSH-së, ujësjellësit dhe të firmave private po punojnë në terren. Është liruar pjesa më e madhe e rrugës. Po pastrohen metrat e fundit, që më pas të fillojë trafiku në të dy krahët. Gjithë NdrrmaRrja e Ujësjellës Kanalizimeve janë këtu për të bërë më të mirën“.