Bie zjarr në katin e katërt të një pallati në Sarandë, s’ka të lënduar

270
Sigal

Një zjarr ka rënë në katin e katërt të një pallati në Sarandë.

Mësohet se nga zjarri nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Me datë 24.12.2021, rreth orës 19:20, në lagjen numër 3, Sarandë,  ka rënë zjarr në katin e katërt  të një pallati, në banesën e shtetasit  E.Zh., ku ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.