Mino Raiola ‘provokon’ keq Milanin, sjell Donaruman te skuadra rivale në Serinë A

242
Sigal

Mino Raiola po punon për një shkëmbim të bujshëm mes PSG-së dhe Juventusit, që nëse palët do të bien dakord për ndërrimin kokë më kokë pa përfshirë transferta monetare mund të realizohet që në merkaton e janarit.

Bëhet fjalë për një operacion që do të rikthente në Serinë A, Gigi Donnarumma-n dhe largonte prej andej Mathijs de Ligt. Të dy lojtarët kanë shprehur pakënaqësi, i pari për hapësirat e pakta që po gjen me aktivizimin dhe i dyti për të ardhmen.

Fakti që të dy lojtarët menaxhohen nga Raiola mund ta lehtësojë këtë shkëmbim, por problemi i parë që duhet tejkaluar është dakordësia e dy skuadrave dhe i dyti pretendimet financiare të Donnaruma-s, të cilat tejkalojnë ato të de Ligt.

Lajmi për këtë supershkembim është njoftuar nga Calcio Mercato. Bardhezinjtë kanë shfaqur interesim për Donnarumma-n që në kohën kur ky i fundit mbronte portën e Milanit dhe tashmë përfitojnë nga situata e tij te PSG.

Bisedimet mund të nisin që në janar, po ka pak shpresa se ato do të përmbyllen në merkaton dimërore.