Berisha thërret kryesinë në selinë blu, pasdite do të mblidhet Këshilli Kombëtar

147
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur ka thirrur në orën 14:00 të pasdites së sotme mbledhjen e kryesisë së PD.

Rithemelimi njofton se në mbledhje do të miratohen kandidaturat për sekretar të përgjithshëm, nënkryetar dhe sekretariatet e PD.

Më pas në orën 17: do të zhvillohet mbledhja e Këshillit e Kombëtar të Partisë Demokratike.

“Kryesia e Partise Demokratike mblidhet sot ne oren 14.00 per te miratuar kandidaturat e Kryetarit Sali Berisha per Sekretar te Pergjithshem, Nenkryetarë dhe Sekretariatet e Partise Demokratike.

Me pas, mbledhja e Keshillit Kombetar per te votuar keto kandidatura do te jete ne oren 17.00 ne Seline e PD!”, shkruhet në njoftim.

Më herët gjatë ditës së sotme, Berisha do të dalë në konferencën për gazetarët në orët e mesditës.