BE: Opozita të plotësojë vendet bosh në AMA, kusht i integrimit!

590
Sigal

TIRANE – “Palët politike duhet të gjejnë një marrëveshje për përshpejtimin e procedurës së plotësimit të vendeve vakante në AMA, si kusht për integrimin e vendit në BE”. Kjo është thirrja që përfaqësuesi i BE, Yngve Engstorm i bëri politikës shqiptare në Shqipëri, sa i përket pavarësisë dhe funksionimit të Autoritet të Mediave Audiovizive.

Duke folur në konferencën ku u prezantua një studim i Komisionit Evropian mbi AMA-n, përfaqësuesi i BE-së bëri të ditur se kohët e fundit është rritur ndjeshëm vëmendja e faktorit ndërkombëtar mbi lirinë dhe funksionimin e këtij institucioni, e theksuar kjo edhe në progres-raportet e çdo viti.

Kjo pasi siç theksoi Engstorm, AMA është një shprehje e qartë e lirisë së medias dhe shprehjes në vendin tonë, dhe këto janë baza e demokracisë dhe integrimit në familjen evropiane. Në këtë kuadër, Engstorm nënvizoi se zbatimi i kuadrit ligjor të AMA-s, mes të cilëve edhe plotësimi i vendeve vakante të saj, kthehet në kusht të domosdoshëm duke parë rëndësinë që ky faktor ka për BE-në si tregues i pvarësisë së institucioneve.  

Jo vetëm kaq, por Engstorm nënvizoi rëndësinë e mirëfunksionimit të AMA-së, në një kohë kur në qershor të vitit 2015, bëhet kalimi i transmetimit nga analog në dixhital. Në emër të Bashkimit Evropian, Yngve Engstorm shprehu vullnetin e Brukselit për të ofruar mbështetje teknike dhe financiare për realizimin e këtij objektivi nga ana e qeverisë shqiptare.

“Raporti i progresit i vitit 2012 identifikon nevojat urgjente të AMA duke u fokusuar tek pavarësia dhe funksionimi i duhur duke mbushur vendet vakante. Në kuadrin më të gjerë të lirisë së shprehjes, zbatimi i ligjit ka qenë i ngadaltë, për shkak të mungesës së një marrëveshje politike, për  të mbushur vendet vakante të AMA. BE e ka rritur vëmendjen e saj të autoritetit të medias në Shqipëri dhe Turqi. Për ne pavarësia dhe paanësia, janë shumë të rëndësishme për lirinë e shprehjes. Procedurat e emërimit duhet të jetë në përputhje me legjislacionet. Të gjitha hallkat duhen zbatuar, mes të cilëve licencimin dhe matjen e audiencës. Ky studim vjen në një kohë kur pritet kalimi i transmetimit nga analog në dixhital në qershor të vitit 2015. Botimi i këtij studimi ka ardhur në kohën e duhur sa i përket pavarësisë së institucioneve. BE ka bërë dy raunde të kontrollit këtë vit. Progres raporti i këtij viti, kërkon që zbatimi të jetë i plotë dhe institucione të tilla si AMA të ofrojnë role të tilla. Kjo tryezë është e rëndësishme sa i përket procesit të integrimit. Liria e medias dhe e shprehjes tregojnë angazhimin e shtetit për tu bërë pjesë e BE. Liria e shprehjes është një nga bazat mbi të cilat është ndërtuar Bashkimi Evropian. planifikimi dhe zbatimi i masave për të garantuar lirinë e medias, do të thotë se kondicionaliteti i BE për lirinë e medias dhe të shprehjes ka marrë vëmendje të veçantë. Komisioni është i angazhuar të japë mbështetjen e vetë në kuadër të rezultateve. Këto qasje strategjike do të mbështeten me ndihmë financiare dhe teknike.” tha Engstorm, përfaqësues i BE.

Deri më tani, mazhoranca nga ana e saj ka përzgjedhur 3 anëtarët e saj, në plotësimin e vendeve vakante në AMA, ndërsa pak ditë më parë Kuvendi përzgjodhi edhe kreun e ri të sëj Gentian Sala.

Ndërkohë nga ana tjetër, pavarësisht ftesës dhe thirrjes së qeverisë, opozita ende nuk ka zgjedhur 3 anëtarët e saj, duke vijuar të bojkotojë të gjitha angazhimet parlamentare.
ilir meta

Meta: AMA larg politikës! Ka bazën e duhur ligjore për funksionim efikas
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, ka theksuar se është shumë e rëndësishme që Autoriteti i Mediave Audiovizive të jetë i pavarur nga politika si një shprehje e qartë e lirisë së medias dhe shprehjes, ndërsa ka shtuar se për të ia arritur kësajh Kuvendi i Shqipërisë nga ana e tiji i ka siguruar të gjithë legjislacionin e nevojshëm.

Kreu i Kuvendit Meta, u shpreh se është shumë e rëndësishme që ky  institucion të qëndrojë larg ndikimeve politike për të qenë në shërbim të popullit, në kuadër të sfidave të reja që e presin vendin, mes të cilave edhe integrimit evropian.

I përcaktuar si një nga kriteret bazë të lirisë së shprehjes dhe të medias, Kryeparlamentari nga ana e tij shprehu vullnetin e qeverisë për të garantuar pavarësinë e AMA-s, ndërsa vlerësoi edhe mbështetjen e  dhënë nga Bashkimi Evropian.

“Ne jemi shumë të ndjeshëm sa i përket cilsisë dhe pavarësisë së AMA-s në Shqipëri ndaj dhe ky studim na ofron një analizë të pavarur. Më lejoni të shpreh mirënjohjen për punën e bërë. AMA ka detyra të rëndësishme sa i përket lirisë së medias dhe asaj të shprehjes. Ajo që pritet nga AMA është që të qëndrojë larg politikës, të jetë e paanshme në shërbim të interesit publik. Me miratimin e ligjit të ri në mars 2013, i hartuar me ndihmën e specializuar të organizatave ndërkombëtare, ku Këshilli i Europës dhe BE kanë luajtur një rol parësor, Kuvendi i Shqipërisë i ka siguruar AMA-s gjithë bazën ligjore të nevojshme për një funksionim efikas që i japin mundësinë të çojë përpara sfida të rëndësishme për vendin. Ky studim i paanshëm dhe profesional ka për qëllim ndërtimin e një themeli për të ardhmen, duke lënë pas një periudhë të vështirë të këtij institucioni dhe tu bëjë ballë sfidave të reja. Ndaj ne i kushtojmë dhe do ti kushtojmë rëndësi garancisë së pavarësisë së AMA-s. Në këtë drejtim ne vlerësojmë mbështetjen e Bashkimit Evropian. Kjo vlen edhe më tepër për një autoritet të medias që duhet të jetë i pavarur dhe i paanshëm.” tha Meta

ilir meta