BE do të dhurojë më shumë se 15 miliardë euro për të luftuar koronavirusin

324
Sigal

Presidentja e  Komisionit Europian, Ursula von der Leyen thotë se Bashkimi Europian do të sigurojë më shumë se 15 miliardë euro për të ndihmuar në luftimin e koronavirusit.

“Është në interesin tonë të sigurojmë që lufta të jetë e suksesshme në të gjithë botën,” tha von der Leyen në Twitter.

“Duke qëndruar të bashkuar dhe duke punuar së bashku, ne mund ta mposhtim këtë virus.”

Me pjesën më të madhe të Bashkimit Europian e cila gjendet nën bllokim nga virusi, ndërsa numri i të prekurve rritet ne Itali, Spanjë, Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar, Europa është bërë epiqendra e shpërthimit global me pak më pak se 50 mijë viktima.

Duke folur javën e kaluar, von der Leyen zbuloi një plan prej 100 miliardë eurosh për të parandaluar kompanitë që të pushonin nga puna punonjësit në të gjithë bllokun europian në mënyrë që të parandalonin një recesion shkatërrues dhe “të mbajnë punën dhe bizneset e tyre”.