Librazhd, arsimi në kolaps, rikthehen në punë drejtues të hequr nga MASH-i

760
Sigal

Fakte të reja sesi deputeti Rrahim Çota emëron edukatore, nusen e nipit që është me arsim të mesëm

Janë të shumta fjalët në mjediset arsimore për lëvizjen e titullarit të Zyrës Arsimore në Librazhd, madje. Megjithëse para një muaji u bë një konkurs nga Ministria e Arsimit për vendin vakant të përgjegjësit të Zyrës Arsimore të Librazhdit, ku përgjegjësi aktual i kësaj zyre (që mban ende këtë post) është padiplomën përkatëse. Ai ka diplomën e Cikël të Ulët dhe nuk zotëron begraundin e duhur për të qenë një drejtues arsimi, i cili është një institucion shumë i rëndësishëm i dijes. Meqenëse në shtypin e shkruar dhe në atë vizive është ngritur çdo ditë si problematik çështja e arsimit, përsëri  deputeti Rrahim Çota nuk ndalet. Ai po bën ç’është e munduar për të mbajtur në punë drejtuesin aktual të Zyrës Arsimore, se përse e bënë këtë gjë e di vetëm ai. Dhe duke iu rikthyer edhe një herë temës së emërimeve, do të bëjmë publike këtë skandalin e radhës që ka për kryefjalë deputetin Çota. Në këtë rast ai ka emëruar nusen e kushëririt të vet (nusja e nipit), shtetasen me inicialet N. C., edukatore në Kokrevë. Ajo zotëron dëftesë të shkollës së mesme, pra është me shkollë të mesme. Ky emërim bëhet duke shkelur ligjin pasi personi në fjalë nuk ka arsimin e duhur dhe mbi të gjitha në pritje janë me qindra vajza të reja të diplomuara për edukatore.

Rikthimet në punë

Por këto ditë nëpër shkollat e Librazhdit midis mësuesve qarkullon biseda e rikthimit të ish -ve që punojnë në Zyrën Arsimore. Bëhet fjalë për persona që janë shkarkuar nga MASH për shkelje të ndryshme në punë, siç është rasti i ideatorit të gjitha dallavereve që po vazhdojnë të bëhen gangrenë e Librazhdit, inspektori Bedri Kaza, i cili është shkarkuar nga Ministria e Arsimit, ku i është dhënë dhe një masë disiplinore, më numër protokolli 66622/1 datë 12.11.2010, shkresë që i është drejtuar dhe Drejtorit të Zyrës Rajonale të Elbasanit, Mati Çela, ku midis të tjerave thuhet: Në zbatim të përfundimeve të inspektimit, realizuar më datën 2 nëntor 2010, “për problemet e ngritura ndaj një mësuesi në një shkollë të rrethit të Librazhdit… për shkeljet e konstatuara, grupi i inspektimit i MASH-it, mbështetur, në Kodin e Punës të Republikës së Shqipërisë, neni 37 dhe kontratës kolektivë neni 16, pika 16.2 germa f, rekomandon Zyrën Rajonale të Arsimit në Elbasan që ish-drejtuesit Bedri Kaza t’i jepet masa “Vërejtje më paralajmërim” për mos veprim ndaj shkeljeve të bëra nga njëri prej mësueseve të një shkolle. Pra edhe pse ky ish- titullarë dhe sot aktualisht inspektor në zyrën arsimore, që nuk duhej të ishte në atë pozicion, përflitet një rikthim i tij për të drejtuar sërish Zyrën Arsimore të Librazhdit. Madje për aq koha sa ishte në krye të arsimit në Librazhd rregulloi shtëpinë dhe bleu një makinë të shtrenjtë. Në Librazhd është bërë e modës: Puno disa muaj drejtues dhe pastaj bëhesh me vila edhe në Tiranë. Nëse nuk di të shkruash, nëse di të abuzosh me ligjet e shtetit mundet të drejtosh në Librazhd shumë më lehtë, madje të përgatisësh një armatë nxënësish që nuk dinë të shkruajnë, sepse janë mësuesit të pa arsimuar mirë. Dhe natyrshëm do ta mbyllim me pyetjen se një titullar që merr një vërejtje për shkelje të ligjit a mund të rikthehet më si drejtues i kësaj zyre?