“Bashkë Fitojmë”/ Belind Këlliçi maratonë takimesh me banorët ,u shpalos fshatrave të Tiranës, planin e mbështetjes 7 mln euro në vit

110
Sigal

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kishte dje një maratonë takimesh e bisedash me banorët e shumë fshatrave të Tiranës.

Këlliçi paraqiti planin për mbështetjen e fermerëve në Vishnje, Vaqarr, Pinet, Pezë, Ndroq, Zallher, Kasallë, Dritas. Në këto zona, kandidati i opozitës prezantoi programin e tij me 5 prioritete për Bashkinë e Tiranës, teksa u ndal edhe tek shqetësimet e banorëve në zonat rurale. Fillimisht, Belind Këlliçi prezantoi angazhimin e tij për transport publik falas, i cili pas 14 Majit do të përfitohet edhe nga banorët e ish-komunave në çdo skaj të Tiranës, të cilët me këtë do të kursejnë më shumë para.

“E ka çmendur premtimi që unë kam dhënë për autobusin falas. Dhe po, nga këtu po e them sërisht, autobusi pas 14 Majit do të jetë falas, në qytet dhe në fshat. Dhe kjo është e padiskutueshme, sepse janë 200 mijë qytetarë në ditë që e përdorin këtë shërbim. Janë 200 mijë qytetarë në ditë që kanë nevojë për ta marrë autobusin. Diku paguajnë 400 lekë, diku paguajnë 800 lekë, diku paguajnë 1500 lekë, por ka dhe nga ata që e kanë 2000 lekë rrugën si banorët e Shëngjergjit”,- u shpreh Këlliçi.

Transporti publik falas do t’u kursejë çdo muaj para familjeve në Tiranë. Duke u bërë thirrje të mos e shesin votën, Belind Këlliçi u tha qytetarëve se me të si kryetar bashkie, qytetarëve do t’u ulen kostot e jetesës.

Për këtë ai u shpreh se vetëm nga transporti publik falas, qytetarët e Tiranës do të kursejnë 52 mijë lekë çdo muaj.