Detaje nga aksidenti/ Vdes një prej pasagjerëve të minibusit që ra në përrua, nëntë të tjerë me urgjencë në spital

86
Sigal

Detaje të reja dalin në dritë nga aksidenti i rëndë i ndodhur në aksin rrugor Gramsh-Kërpaç.

Një minibus ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka ndërruar jetë një 25-vjeçar e nëntë të tjerë janë plagosur. Nga raportimet e para thuhet se ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Të dëmtuarit janë nxjerrë nga vendi ku ka rënë minbusi dhe po transportohen për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndërkohë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të aksidentit.