Basha: PD, “OK” opinionit të Venecias, por të mos kryehet nga drejtorët e “Rilindjes”

586
Sigal

 

Partia Demokratike ka përshëndetur opinionin e Komisionit të Venecias mbi
pyetjet e dërguara nga Gjykata Kushtetuese, duke u shprehur se konfirmohet edhe
qëndrimi i opozitës për Vettingun. Sipas deklaratës së PD, “
procesi i kontrollit të gjyqtarëve dhe prokurorëve (Vetting),
duhet të bëhet vetëm nga organet kushtetuese të rivlerësimit dhe se çdo organ
tjetër qeveritar duhet të veprojë nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e organeve
kushtetuese të rivlerësimit (Komisioni i Pavarur i Kualifikimeve dhe Kolegji i Apelimit).
Sipas  kreut demokrat Lulzim Basha,
shprehur në një intervistë për “DW”, PD e do Vettingun, por jo të kryer nga
drejtorët e kryeministrit, por nga institucionet kushtetuese.
Ai
ka deklaruar: “Për Partinë Demokratike çështja është e thjeshtë. Ne kemi votuar
pro Vettingut më 22 korrik, pro formulës që SHBA dhe BE, sollën bashkarisht në
Tiranë dhe që është në përputhje me qëllimin tonë të vetëm, që Vettingu të
bëhet i pakapur nga politika. Atë
duhet ta bëjnë institucione të pavarura dhe jo kryeministri. Ne jemi pro Vettingut
dhe largimit të çdo gjyqtari të korruptuar nga sistemi, ne jemi kundër Vettingut
të kapur nga kryeministri. Më tej,
zoti Basha sqaron edhe
qëndrimin
e PD, lidhur me reagimet për gabimet e bëra në 
përkthimin e draftit të “Vetting”-ut, duke u shprehur ,se
çështja
e përkthimit është një çështje mes Gjykatës Kushtetuese dhe Komisionit të
Venecias. Tashmë është bërë publike, unë e di se palët kanë komunikuar dhe kanë
shkëmbyer versionet zyrtare dhe ne presim që si Komisioni i Venecias ështu edhe
Gjykata Kushtuetuese të hedhin hapat përkatës sipas përgjegjësive që kanë.
Mazhoranca në mënyrë të njëanshme kaloi një ligj për Vettingun në kundërshtim
me Kushtetutën siç kishim rënë dakord bashkarisht, duke e mbyllur këtë sqarim kështu:
“E them përfundimisht, që PD është pro “Vetting”-ut.”