Në datën 11 Prill në Gjykatën e Krimeve të Rënda do të dëshmojnë katër oficerë policie, të cilët ishin pjesë e sulmit me një mjet të blinduar në Shtator të vitit 2017 në hyrje të tregut Agro-Ushqimor në këtë qytet.
Deklarime do të japë dhe ish-nëndrejtori i Policisë së Elbasanit Gjergj Oshafi.
Në seancën e kësaj të marte u lexua dhe kërkesa për gjykim. Sipas Prokurorisë, në makinën e blinduar që sulmoi efektivët ka qenë Enea Bekteshi dhe Suel Çela, ky i fundit ende në kërkim pasi nuk është ndaluar ende.
Të pandehur në këtë proces janë gjithesej tre persona dhe akuzohen për vrasje të punonjësit të policisë mbetur në tentativë.