Banorët e Maliqit bllokojnë rrugën për ujin e pijshëm, Bashkia u premton puse

303
Sigal

Mungesa e ujit, një problematikë e vjetër por që mbetet pa zgjidhje ngriti në protestë banorët e fshatit Gollobërdë në Maliq.

Të indinjuar, banorët e fshatit kanë shprehur rezervat ndaj qeverisë qëndrore dhe asaj vendore, duke thënë se në këtë kohë pandemie njerëzit nuk duhet të vuajnë për elementët bazikë të jetesës.

Ndërkohë që më të rrezikuarit janë fëmijët që sipas banorëve nuk gjejnë kushtet minimale edhe gjatë mesimit nëpër shkolla.

Ndaj për të kërkuar vëmendjen e Bashkisë, bllokuan rrugën.

Zëri i protestës mbërriti tek drejtuesit lokalë.

Kryebashkiaku i Maliqit, sqaroi se zgjidhja për ta nuk do të vonojë përmes hapjes së disa puseve.

Banorët nga ana tjetër, paralajmëruan përshkallëzim të protestave në rast se çështja e ujit të pijshëm nuk do të zgjidhet.