Avokatit të Popullit: Shteti po diskriminon pensionistët

120
Sigal

Raporti/ Institucionet po shkelin të drejtat e pensionistëve, duke keqllogaritur pensionet, vitet e punës e deri tek mosdhënia e dosjeve. U mbahet pensioni edhe për qindarkat e kompesimeve të 10 viteve më parë, ndërkohë që nuk ua llogarisin pensionin që nga dita e përfitimit me justifikimin e depozitimit me vonesë të kërkesën, duke diskriminuar qytetarët për punën dhe kontributin e dhënë ndërvite

Raporti/Keqllogaritje e pensioneve, viteve të punës, e deri mosdhënia e dosjeve

Masa e ulët e përfitimit të pensionit të pleqërisë, mosnjohja e vjetërsisë në punë, mosdhënia e grupit të invaliditetit nga Komisionet përkatëse të caktimit të Aftësisë për Punë, mospërfitimi i shtesave të pensionit të pleqërisë, për datën e lidhjes së pensionit të pleqërisë, zvarritje në lidhjen e pensionit të pleqërisë, për punë të bërë në profesion të vështirë, deri te mosvënie në dispozicion të kopjeve të dokumentacionit të dosjes të pensionit.

Janë këto disa prej shqetësimeve që ngre Institucioni i Avokatit të Popullit sa i përket respektimit të të drejtave në fushën e sigurimeve shoqërore. Shqetësimet janë përmbledhur në raportin e punës për vitin 2022 të depozituar në Kuvend, ku sqarohet se ka qenë vetë institucioni, i cili në shumë raste ka ndërhyrë pranë Arkivit Qendror të Sigurimeve Shoqërore si dhe institucioneve të tjera shtetërore, duke i mundësuar pajisjen me vërtetimin të vjetërsisë në punë.

Por edhe më shqetësues për Avokatin e Popullit është fakti që shpesh instiutcionet as që pajisin qytetarët me kopje të dosjes së tyre të sigurimeve shoqërore. Në raport bëhet me dije se shumë qytetarë i janë drejtuar intitucionit të Avokatit të Popullit për këtë qëllim dhe se ka qenë e domosdoshme ndërhyrja e tyre për tërheqjen e dosjeve.

“Avokati i Popullit konstaton se qytetarët problemin e masës së pensionit që ata përfitojnë, e shohin në këndvështrimin e një diskriminimi që u bëhet atyre nga shteti për punën dhe kontributin e dhënë ndër vite. Ata kërkojnë të ketë edhe një bazë më të mirë për politikat që ndjek shteti në fushën e sigurimeve shoqërore”, -thekson në raport institucioni.