Atentat në Vlorë, dyshohet për dy të vrarë

157
Sigal

Nuk ka të ndaluar vrasjet në vend. Pas dy vrasjeve mbrëmjen e kaluar në Sarandë dhe Elbasan, një tjetër krim i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme (18 gusht), këtë herë në Vlorë, ku dyshohet se janë vrarë dy persona.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në autostradën Fier-Vlorë, pranë nënkalimit të Panajasë,  personat janë vrarë brenda në makinë.

Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.

Kujtojmë që një ditë më parë, Madrid Ulqinaku, u qëllua me disa plumba në momentin që po tentonte të hipte në automjetin e tij që ishte parkuar anës rrugës pranë stadiumit të Elbasanit.

Ndërsa dy vëllezër i morën jetën nga goditjet me thikë 41-vjeçarit Klodian Bakiaj, pas sherrit banal për një vend parkimi.