E moshuara ndërroi jetë 6 ditë pasi u dogj nga bombola e gazit, vihet nën hetim mjeku roje i spitalit në Dibër, ja për çfarë akuzohet

105
Sigal

Një mjek roje në spitalin e Dibrës, Spiro Leçka, është vënë nën hetim, pasi dyshohet se nuk ka njoftuar policinë se një e moshuar, 74 vjeç është paraqitur në Urgjencë më datë 11 gusht me djegie të rëndë.

Ndërkohë mësohet se ditën e djeshme, 17 gusht, e moshuara ka humbur jetën si pasojë e dëmtimeve nga djegia.

Sipas hetimeve 74-vjeçarja është djegur aksidentalisht në banesën e saj, nga bombola e gazit që e përdorte për gatim.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për shtetasin S. L., banues në Tiranë, mjek në Spitalin Rajonal Dibër, pasi më datë 11.08.2022, ky shtetas, gjatë kryerjes së detyrës si mjek roje, nuk ka njoftuar shërbimet e Policisë se është paraqitur në Urgjencë, me djegie të rëndë, shtetasja B. M., 74 vjeçe, banuese në Bulqizë, e cila si pasojë e dëmtimeve nga djegia, më datë 17.08.2022, ka humbur jetën.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 74-vjeçarja është djegur aksidentalisht në banesën e saj, nga bombula e gazit që e përdorte për gatim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.