Asbesti në Moglicë, 30 punëtorë të HEC-it ikin nga puna: Nuk u mor asnjë masë pas protestës

444
Sigal

Një javë më parë 100 punëtorë të HEC-it të Moglicës pezulluan punën në formë protestë, pasi kishin konstatuar praninë e mineralit të Asbestit, gjatë gërmimeve që po kryenin.

Por duke qenë së nga drejtuesit e firmës nuk u mor asnjë masë, ditën e sotme 30 punëtorë të HEC-it janë larguar nga puna. Pavarësisht shqetësimeve të ngritura prej tyre, puna vijoi rregullisht në HEC, në të dyja tunelet.

“Pas protestës për Asbestin asgjë nuk ka ndryshuar. Vijojmë të punojmë në të njëjtat kushte. Futemi pa maska të posaçme në tunel”, thonë punëtorët.

Ata ngurrojnë të protestojnë, nga frika se mos pushohen nga puna.

Më 2 dhjetor, 100 punëtorë të HEC-it të Moglicës protestuan nga frika prej pranisë së mineratit, duke u shprehur se janë në dijeni të pasojave të rrezikshme që jep Asbesti në shëndetin e njeriut.

“Asbesti ka efekte të rrezikshme. Ndihemi të rrezikuar për jetën. Kemi dëgjuar për efektet e asbestit, pasi grimcat e tij shkaktojnë kancer. Asbesti është hasur që në fillim të punës. Firma nën kontraktore shfaqet e pashqetësuar. Ne e dimë se ku ka asbest, mbyllen punimet”, thonë punëtorët.

Ndërkaq, ata kërkuan ndërhyrjen e shtetit në mënyrë që të bëhen verifikimet e duhura në këtë kantier.