Panariti me fermerët në Berat: Jemi në terren, çdo ditë, për vaksinimin e kafshëve. Sasia e vaksinave është siguruar

467
Sigal

Panariti:
Zyrat tona do të mbështesin fermerët për të hartuar projekte

 

Ministri
i Bujqësisë: Ata që s’na e dha Buxheti i Shtetit për fermerin, e mbulojnë
grandet e Bashkimit Evropian

 

Panariti:
Bankat janë më të sigurta për t’ju kredituar, qëkur u krijua Fondi i Garancisë

 

Ministri
i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Z.Edmond Panariti, përgjatë
ditës së merkurë, mori pjesë në aktivitetin e organizuar në Berat nga Dhoma
Britanike e Tregëtisë me titull “Mbështetje për Agrobiznesin
Shqiptar”.

Qëllimi
i këtij aktiviteti ishte krijimi i mundësisë së një networku për fermerë, bujqë
dhe industrinë mbështetëse, ku u diskutua dhe për financimet e vlefshme për
projekte në këtë fushë, si nga ana e qeverisë, ashtu edhe nga ana e sektorit
privat. Diskutimi u përqendrua edhe në mundësitë dhe mënyrat, se si fermerët
apo grumbulluesit mund të zgjerojnë aktivitetin e tyre, të rrisin fitimet dhe,
se si ata mund të kenë akses në këto financime e projekte.

Gjatë
fjalës së tij, Ministri Panariti tha se, ky takim ka për qëllim, të orientojnë
fermerët e Beratit, gjë që do të ndodhë në të gjithë vendin, për t’ju spjeguar
atyre mundësitë e financimeve, të cilat nuk i mbulon dot buxheti i shtetit. “Ne,
të gjithë e dimë që Bujqësisë për vitin 2017 nuk i është dhënë asnjë lek më
shumë nga Buxheti i Shtetit, nga sa kishte. Por, për të mbuluar këtë boshllek,
një mundësi e mirë për të gjithë fermerët, janë financimet e BE, veçanarisht
grandi prej 91 milionë eurosh nga IPARD. Sfida jonë, është që të ndihmojmë e mbështesim
fermerët. Por, në radhë të parë, bashkarisht, duhet t’i mbështesim për t’i mësuar
se, si të hartojnë projekte, si t’i shkruajnë ato”, theksoi Ministri i Bujqësisë,
duke shtuar më tej se, “së shpejti, do të hapim pikat e pritjes së fermerëve. Këto
zyra s’do shërbejnë vetëm për t’i pritur, por edhe për t’i orientuar e ndihmuar
ata, se si të shkruajnë projekte”.

Duke
diskutuar me fermerët edhe për mundësitë e kreditimit nga bankat, për të cilat,
qeveria ka ngritur dhe Fondin e Garancisë, ministri tha se, bankat, ju dhe ne,
kemi interes që paratë të mos rrijnë të bllokuara, qoftë dhe si depozita, por të
lëvrohen, të futen në punë e të mos rrine stok. “Bankat kanë qenë mosbesuese
ndaj investimeve në bujqësi. Por situata ka ndryshuar dhe bankat janë më të
prirura që të investojnë, të kreditojnë në fushën e bujqësisë. Bankat, tashmë
janë më të sigurta që të japin kredi për fermerët, pasi janë të qeta, sepse në çdo
rast të keq, është Fondi i Garancise ai që i mbulon”, tha Ministri Panariti.
Pas diskutimeve dhe problematikave të ndryshme të ngritura nga fermerët,
Ministri iu përgjigj edhe interest të mediave, veçanarisht në lidhje me
Dermatozen Nodulare, sëmundje që ka prekur gjedhët edhe në rrethin e Beratit.
“Në Berat janë disa vatra, por ky rreth ka një numër më të vogël të prekurash e
dëmtuarash se shumë zona të tjera të vendit. Ne jemi çdo ditë në terren, duke
vaksinuar të paprekurat, duke matrikulluar të paregjistruarat dhe duke ndihmuar
fermerët për mjekimin e atyre që janë prekur nga LSD. E gjithë sasia e
vaksinave është siguruar. Ndërkaq, çdo kafshë e dëmtuar, e cila ka ngordhur nga
Dermatoza, do të kompensohet po me kafshë të gjalla”, tha Panariti.