Forbes për COVID-19/ Shqipëria një nga tre vëndet e fundit në Europë

278
Sigal

Prof. Dr. Kastriot Islami:

Më së fundmi dolën sheshit mashtrimet e gënjeshtrat e “beut të Surrelit” se për meritë të tij në  menaxhimin e pandemisë COVID-19, Shqipëria është Histori Suksesi dhe ai është “kompententi” më i suksesshëm në Europë…

 

FORBES-Deep Knowledge Group e klasifikon Shqipërinë në vendin e tretë nga fundi në Europë nga 43 vënde europiane, duke lënë pas vetëm Maqedoninë e Veriut dhe Ishujt Man.

Pra nga studimi i FORBES për menaxhimin e pandemisë së COVID-19, bazuar në 6 kritere (i) efikasiteti i karantinimit; ii) efikasiteti i veprimeve të qeverisë; iii) zbulimi i rasteve dhe ndjekja e kontakteve; iv) gadishmëria e sistemit shëndetsor; v) parapërgatitjet për emergjencën, vi) aftësia për tju përgjigjur krizës sanitare). Të gjitha këto kritere vlerësohen me pikë dhe shumatorja e tyre përcakton parametrin e “sigurisë nga pandemia” përmes së cilës bëhet klasifikimi final i vëndeve.

Shqipëria përsa i përket parametit të “sigurisë nga pendemia” ka mundur të grumbullojë në total 476 pikë dhe është në vendin e 41-të në Europë, të tretin nga fundi nga 43 vënde europiane. Vendi që e ka menaxhuar më mirë këtë pandemi është Zvicra, e cila me 752 pikë për “sigurinë” gjëndet në vendin e parë.

Para Shqipërisë në këtë klasfikim janë të gjithë vëndet e Ballkanit, Rumania në vendin e 30 me 531 pikë, Serbia në vendin e 29 me 532 pikë, Mali i Zi në vendin e 22 me 548 pikë, Kroacia në vendin e 18 me 556 pikë, Greqia në vendin e 16 me 560 pikë dhe Sllovenia në vendin e 15 me 564 pikë, duke mund të kalojmë vetëm Maqedoninë e Veriut që është në vendin e fundit, në vendin e 43 me 431 pikë.

Ajo që duhet shënuar është se Shqipëria është në vendin e fundit në Europë përsa i përket  “efikasitetit të veprimeve të qeverisë”. Më konkretisht nga 100 vende në botë, Shqipëria është në vendin e 95 me 102 pikë, ndërkohë që të gjithë vëndet e Ballkanit gjënden para Shqipërisë: BiH në vendin e 91 me 104 pikë, Mali i Zi në vendin e 74 me 112 pikë, Serbia në vendin e 67 me 114 pikë, Bullgaria në vendin e 59 me 117 pikë, Rumania në vendin e 43 me 131 pikë, Greqia në vendin e 33 me 139 pikë, Kroacia në vendin e 29 me 142 pikë dhe Sllovenia në vendin e 22 me 148 pikë, ndërkohë që Gjermania është në vendin e parë me 194 pikë.

Situata është më e rëndë po ti referohemi parametrit të “zbulimit të rasteve dhe monitorimit të kontakteve”…. Shqipëria është renditur në vendin e 98 me 80 pikë nga 100 vende përsa i përket “zbulimit të rasteve dhe monitorimit të tyre” duke provuar shurdhërinë e qeverisë dhe arrogancën e “beut të Surrelit” ndaj kërkesave të vazhdueshme të ekspertëve të medias dhe opozitës për të rritur numrin e testeve dhe të ndjekjes së rasteve të kontaktit.