Kryemadhi: Zonat e Lira Ekonomike 1 dhe 2 do e kthejnë Durrësin në një qytet lider në rajon për tërheqjen e investimeve të huaja direkte

133
Sigal

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi shpreh bindjen se zonat e Lira Ekonomike Durrësi 1 dhe 2 do e kthejnë në një qytet lider në rajon për tërheqjen e investimeve të huaja direkte e duke i dhënë zgjidhje papunësisë dhe varfërisë.

Bëhet fjalë për një pjesë të programit ekonomik të LSI-së për Durrësin, të prezantuar dje, teksa Kryemadhi thekson se edhe pak ditë na ndajnë nga data e ndryshimit.

“Zonat e Lira Ekonomike Durrësi 1 dhe 2, si projekte strategjike zhvillimi ekonomik, do e kthejnë Durrësin në një qytet lider në rajon për tërheqjen e investimeve të huaja direkte, duke ja lënë historisë problemet me papunësinë dhe varfërinë që sot përballen qytetarët e Durrësit dhe i gjithë vendi.
LSI dhe unë jemi të angazhuar për një Shqipëri që punon, për një ekonomi që i shërben familjeve dhe ndalimit të shpopullimit të brezit të ri.
Na ndajnë pak ditë nga data e ndryshimit dhe ne do ta bëjmë Shqipërinë, shtëpinë tuaj.”, shkruan Kryemadhi.

Kryemadhi Fb