ARRSH: Ja pse u hoqën tabelat dygjuhëshe në Sarandë

623
Sigal

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka ndihmuar policinë për heqjen e tabelave dygjuhëshe në rrugën kombëtare Qafë Muzinë – Sarandë – Konispol. Sipas ARRSH ishin 35 tabelat e vendosura jashtë standarteve të përcaktuara në Kodin Rrugor dhe pa miratimin e entit pronar të rrugës Autoritetit Rrugor Shqiptar.

ARRSH shton se këto tabela sinjalizuese nuk plotësonin specifikimet teknike të përcaktuara në legjislacionin në fuqi përsa i përket renditjes së emertimëve në gjuhën shqipe dhe atë minoritare, ngjyrës dhe madhësisë së shkrimit të përdorur.

“Sa me sipër, çdo palë e tretë jo ent pronar i rrugës, në kushtet kur vendos të ndërhyjë në rrugë apo vendosje sinjalistike treguese për zonat e banuara, duhet t’i referohet “Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë” dhe V.K.M Nr.446, datë 05.03.2008 “Për përcaktimin e specifikimeve teknike të tabelave të emërtimeve të parqeve, shesheve, bulevardeve e rrugëve dhe të numërtimeve të ndërtesave”. ARRSH konstatoi se 35 tabela të vendosura në këtë aks nacional, nuk plotësonin kushtet e përcaktuara në kodin rrugor të RSh për mbrojtjen e sigurisë rrugore të përdoruesve të rrugës, ku shumica prej tyre pengonte shikueshmërinë e tabelave rrugore paralajmeruese në këtë aks. Gjithashtu u konstatua se këto tabela sinjalizuese nuk plotësonin specifikimet teknike të përcaktuara në legjislacionin në fuqi përsa i përket specifikimeve teknike të tyre”, sqaron ARRSH.