Arben Malaj: Maqedonia nuk mund të zhvillohet nga madhështia e statujave, zgjedhjet kërkojnë qetësi

577
Sigal

Ish ministri i financave dhe njëri ndër figurat kryesore politike e
intelektuale në Shqipëri, Arben Malaj, ekskluzivisht për Portalb komenton
zhvillimet e fundit në Maqedoni. Ai thotë se zhvillimet aktuale në Maqedoni
nxjerrin në pah sfida jo te reja me të cilat përballemi për shkak të
mentaliteteve të vjetra. Fokusi tek statujat e “madhështisë” së së kaluarës
dëshmon rrënjët e problemeve të së sotmes. Në konstatimin e zotit Malaj, veçohet
qëndrimi, se “Lidershipi maqedonas duhet
gjithnjë e më tepër t’i kushtojë kujdesin e duhur dhe të garantojë hapat e
domosdoshme ligjore dhe institucionale që garantojnë funksionimin e shtetit
ligjor për çdo qytetar të saj pavarësisht etnisë përkatëse. Çdo kufizim i
lirive njerëzore, i lirive politike dhe ekonomike e dëmton bashkëjetesën
ndër-etnike dhe i bën më të paqëndrueshme zhvillimet e ardhshme sociale dhe
politike.”
thotë ai për mediat shqiptare në Maqedoni. Sipas Malajt, faktori
shqiptar mund të jetë më mirë i bashkuar, i harmonizuar dhe i përkushtuar për
të mirë-përdorur në maksimum influencën e tij në institucionet e shtetit
maqedonas si dhe me faktorin ndërkombëtar për sfidat e shqiptarëve. “Ata duhet të kujdesen më shumë se forcimet
deri në grindje midis tyre për fitoret parciale partiake në zgjedhje vendore
apo parlamentare. Ky detyrim duhet plotësuar në shërbim të lirive më të plota
të shqiptarëve, te cilat në çdo shtet demokratik në asnjë rast nuk mund të jenë
më të vogla se ato të maqedonasve. Demokracitë perëndimore bazohen në
zgjerimin, plotësimin dhe garantimin e lirive, bile garantimi i tyre për etnitë
në shtetet shumë etnike nuk është thjeshte një kriter i Kopenhagenit mbi te
cilat është mbështetur Bashkimi Evropian, por është një parakusht për një të
ardhme më të mirë të cdo qytetari dhe të çdo
vendi. Është një parakusht për
zhvillim, një parakusht për reduktimin e tensioneve sociale, është një
parakusht për plotësimin e lirive ku mbështeten paqja dhe prosperiteti, kaq
jetike sidomos për vendet tona të Ballkanit Perëndimor.” thotë Malaj, i cili
theskon se “Maqedonia mund të zhvillohet
jo nga madhështia e statujave të së shkuarës por nga standardet dhe vlerat
evropiane të së sotmes dhe të së ardhmes, të garantuara në mënyrë të barabartë
për çdo qytetar të saj
” përfundon ai.