Analizë nga Mexhit Prençi: Pushtetarët dhe partiakët e sotëm shesin Shqipërinë, pasurohen e bëjnë jetë përrallore, ndërsa populli në grahmat e fundit, zvarritet në varfëri deri në vdekje

35
Sigal

Analizë nga Mexhit Prençi: Pushtetarët dhe partiakët e sotëm shesin Shqipërinë, pasurohen e bëjnë jetë përrallore, ndërsa populli në grahmat e fundit, zvarritet në varfëri deri në vdekje. Kronologjia e dramës shqipe, periudha e pavarësisë dhe realiteti i sotëm si dramë më vete.

– Pushtetarët dhe partiakët e sotëm shesin Shqipërinë, e bëjnë jetë përrallore, ndërsa populli zvarritet me rrasën e varrit mbi shpinë.

Aktualisht, realiteti jetësor nuk është identik me realitetin artistik madje as njeriu i jetës reale me personazhin letrar.

Dramaturgët shqiptarë me sytë nga Skënderbeu, shpallja e Pavarësisë, Lidhja e Prizrenit, etj.

Dramaturgët e talentuar duhet të guxojnë të hyjnë në një konkurim të ri, me vizion të ri, me alternativa të reja.

“Epoka para gjyqit” e dramaturgut Ekrem Kryeziu, ka rrokur temën e madhe të dramës së shqiptarëve kundër pazarllëqeve të Fuqive të Mëdha në dëm të Shqipërisë.

 Mexhit Prençi- kritik arti

  Ngjarjet e mëdha hisorike, personazhet realë, konfliktet e dramat e mëdha dhe lufta për liri, demokraci e drejtësi dhe për zhvillim e përparim mund dhe duhet të shihen nga dramaturgu jo vetëm si lëndë e parë burimore, si dëshmi e historisë dhe e bashkohores, por për të krijuar realitetin artistik më të përsosur se realiteti i jetës reale, siç do të thoshte Ditëroi.

Shekspiri dhe modeli klasiko-modern

S h e k s p i r i dramaturgu klasiko-modern më i madh i të gjitha kohrave, me dramat dhe tragjeditë e tij historike ka krijuar m o d e l i n e përkryer të veprës dramatike dhe tragjike, si në ide, vizion, shestim e strukturim dhe në krijimin e karaktereve të fuqishme të pëpërsërtitshëm, duke pasqyruar thelbin e një realiteti historik të caktuar, me kontradiktat, konfliktet, dramat e mëdha dhe atmosferën e kohës. Françisko De Sankt që thoshte: ”Atë që historianët s’e kanë bërë, e ka bërë me fantazinë e tij gjeniale Shekspiri. Mënyra si e ka konceptuar dhe trajtuar historinë e Romës duke dalluar dhe shprehur artistikisht shkaqet që e shpunë atë në dekadencë, është hyjnore”.  Modeli shekspirian do të ishte udhërrëfyes edhe për dramaturgët tanë aktiv të traditës dhe sidomos për dramaturgët e rinj, për ta parë realisht & substacialisht realitetin, si lëndë e parë e përmbajtjes duke mënjanuar sociologjizmin vulgar, ideologjizimin dhe praktikat e vjetëruara të paraqitjes së ngjarjeve dhe personazheve realë, si në një skenar filmi dokumentar, pa hyrë në thelbin e dukurive, konflikteve, ngjarjeve dhe sidomos në dramën e personazheve & në botën e tyre psikologjike. Kjo do të kërkontë nga dramaturgët analiza të thella vertikale e horizontale dhe aplikimin e mjeteve artistike të shumta e funksionlale, ndër të cilat shquaj dilemat dhe enigmave si element artistikë që mbajnë në tension lexuesin apo spektatorin, – se çdo të ndodh më tej, çka është qasje që mundëson cilësinë dramaturgjike të veprës.

Drama shqipe ka historinë e saj.

Vlerat dhe jovlerat. Ajo ekziston si e tillë. Mohim e apriori nga disa drejtues të politizuar teatrosh, nga disa regjisorë kopjacë të dramatugjisë botërore, po edhe nga kritikë e studjues delirantë antitraditë, pra mohimi apriori, nuk është argument, përkundrazi është lajthitje, absurditet, ndoshta dhe injorancë.

Drama shqiptare në periudhën e Pavarëisë

Në periudhën e Rilindjes dhe të Pavarësisë janë shkruar dhe vënë në skenë shumë drama dhe tragjedi me temë historike që nga koha e Ilirëve të cilat përshkohen nga ide patriotike, nga ndjenja të zjarrta atdhetarie dhe nga  ideal i lirisë, demokracisë dhe progesit të shoqërisë. Karakteristikë e veçantë ishte se shumë dramaturgë ishin personaletete të shquara të kulturës sidomos në periudhën e Pavarësisë. Për kohën kur u shkruan veprat e tyre luajtën rol shumë të rëndësishëm për ngritjen morale e shpirtërore të shqiptarëve, zgjimin e ndjenjës kombëtare, për rritjen e mirëqenies së njerëzve dhe zhillimin e përparimin e vendit dhe për qëndrimin kritik ndaj pushtetarëve të korruptuar dhe inkriminuar.

Drama historike është kultivuar edhe në kohën e shtetit totalitaristo-socialist e ndonëse ishte më pak e politizuar se drama me tema të tjera, ishte e kufizuar liria krijuese në aplikimin e mjeteve shprehëse moderne. Në të tre periudhat kohore që përmenda më lart, identifikimi i realitetit historik me dramën si vepër letrare ka gjymtuar këtë të fundit si në rrafshin e përmbajtjes ashtu edhe në atë të formave arrtistike dramaturgjike. Megjithatë disa nga dramat më të mira me temë historike kanë krijuar një traditë pozitive tek e cila mund të frymëzohen dramaturgët e sotëm. Ndërsa teatrot mund t’i ngjisin në skenë disa prej tyre me vështrime të reja regjizoriale, sidomos ato me temën e luftrave heroike të Skënderbeut kundër pushtuesve otomanë, për shpalljen e Pavarësisë, Lidhjen e Prizrenit etj., por edhe për drama sociale e familjare me tema të ndryshme e të larmishme të një kohe të caktuar që transmetonin mesazhe lirie, drejtësie, dashurie njerëzore dhe mesazhe morali. Nuk them se ato janë modele për t’u ndjekur në rrafshin artistik, por nuk mund të mospranosh si vlerë të lartë frymën atdhetare të mishëruar artistikisht, ndjenjën e dashurisë për vendlindjen, për traditat dhe virtytet, identitetin, gjuhën shqipe dhe shpirtin luftarak për të mbrojtur truallin arbëror nga çdo armik. Kjo frymë është traditë pozitive që inspiron dramaturgët tanë sot, ta bëjnët pjesë të vetedijes krijuese. Orientimi i tyre nga ky pikvështrimi i temës historike nga koha jonë, do të ishte kahja e duhur për të ngritur në nivele të reja më cilësore dramën historike duke aplikuar edhe elemente të dramës moderne – çka është një mundësi reale për të talentuarit të shfaqin vetvten nga një pozicion i ri, duke integruar realisten me modernen dhe tradicionalen, çka sipas meje do të ishte prurje e re në formësimin e një tipi të ri drame historike, realiste dhe moderne shqiptare. Dramat dhe tragjeditë e shquara për Teutën, Pirron, Gentin, Skënderbeun, Ismail Qemalin etj., edhe ato për ngjarje të rëndësishme me drama të forta të natyrave të ndryshme dhe me konflikte të ashpër dramatik e tragjik gjatë luftrave ekzistenciale si komb, transmetojnë mesazhe të gjithkohshme si dëshmi e luftës për liri, pavarësi dhe identitet kombëtar çka kanë vlera historike dhe arkivore, Siç përmban edhe drama e Hekuran Zhitit “Të mblidhemi në Lushnjë” si vepra e parë dhe e vetme gjer më tani për Kongresin e Lushnjes. Vlerat artistike të dramave historike të traditës janë minore. Është koha që të synohet drejt cilësisë, sipas një vizioni të ri për zhvillimin e dramës historike, e cila të jetë realiste dhe moderne, kur lirinë krijuese e kemi të pakufizuar.

Realiteti i sotëm dramë më vete

Dramaturgët e talentuar duhet të guxojnë të hyjnë në një konkurim të ri, me vizion të ri, me alternativa të reja si në rrafshin e ideve dhe të mesazheve ashtu edhe në shestim e struktuim dhe të shrytëzojnë fushën e formave të natyrës dhe të artit që nga vodevili e gjer te tragjenda, drama moderne e postmoderne dhe teatri total. Koha pa liri e socializmit po përsëritet në forma të reja, të një neodiktature laramane, ku autoriteti i Njëshit të çmendur, lolo, aventurier e gangster, i lidhur me banda, bandite e kriminelë është absolut. Pushtetarët dhe partiakët e sotëm shesin Shqipërinë, pasurohen e bëjnë jetë përrallore, ndërsa populli në grahmat e fundit, në ferr për së gjalli, zvarriten me rrasën e varrit mbi shpinë. Ky realitet dramatiko- tragjik përmban tema shekspiriane, të cilat janë lëndë e parë që ftojnë dramaturgët të krijojnë drama të reja realisto-moderne dhe tragjedi tronditëse. Mjerisht ekziston keqkuptimi për raportin: jetë-art, kur një ngjarje apo personazh fikshën konsiderohen realitet real dhe jo reflektim i tij që shndërrohet në realitet artistik. Ky keqkuptim ekziston te disa dramaturgë, po edhe te studjues e kritikë dhe te disa të tjerë që as vetë nuk dijnë se çfarë janë dhe, – veprën artistike e gjykojnë me kritere jashtëletrare. Duke mos u ndalur te kjo praktikë amatoreske, mediokre, që është më shumë se padituri, do të theksoj atë që dihet : – realiteti jetësor nuk është identik me realitetin artistik madje as njeriu i jetës reale me personazhin letrar. Ato krijohen sipas fantazisë se arsyeshme të autorit, me mjete artistike të larmishme dhe magjike duke pasqyruar me art realitetin dhe botën shpirtërore të personazheve fikshën, pa shtrembëruar përmbajtjen substanciale të një realiteti të caktuar historic, apo bashkekohor. Në këtë proces të krijimit të veprës një rol thelbësor lot fantazia e arsyeshme e jashtzakonshme e dramaturgut në mishërimin artistik të ngjarjeve, situatave, rrethanave dhe personazheve realë, – nëpërmjet artistikes dhe estetikës, pa deformuar të vërtetën e jetës.

Një mbret tiran, kriminel dhe i pamoralshëm si Genti nuk mund të shihet jashtë natyrës së tij imoralo-tiraniko-kriminale shfaqur në realitetin historik. Duke zbuluar këtë thelb dhe veçoritë specifike si karakter, dramaturgu me imagjinatën e tij, me gjuhën e artit dramatik, realist, surrealist dhe absurd mund dhe duhet të krijojë jo tiraninë e kriminelin në përgjithësi, por tirani dhe kriminelin Genti, i cili të jetë vetvetja e në të njejtën kohë të përfaqësojë një tip tiranësh të veçantë si figurë artistike. E që të arrihet kjo, çelsi magjik është mjeshtëria e lartë.

Genti i autorit të skalitet që të jetë më i përsosur se Mbreti Genti, real. Kësisoj bëmat dhe ligësitë e tij do të urrreheshin fort nga lexuesit dhe spektatorët, të cilët do të nxirrnin nga kuptimësitë e së keqes kuptimësitë e së mirës, siç do të thoshte Zherar Zhenet, çka modeli i shëmturës sfidohet dhe refuzohet. Ky mesazh do të kishte vlerë të gjithkohshme.

Tragjedia “Genti”

Tragjedia “Genti” e Sherif De lvinës, e jep figurën e Gentit me art të nivelit të lartë, sa lexuesi jo vetëm e urren për bëmat e tij kriminale dhe amorale ndaj shtetasve, por tragjedia jep edhe atmosferën e kohës, shkaqet e degradimit politik dhe moral dhe përfundimin tragjik të vëtndëshkimit, ku bie vetë në kurthet që u kishte ngritur kundërshtarëve. Mesazhi është universal: tiranët i prêt një fund tragjik. Heret a vonë nuk i shpëtojnë dot ndëshkimit fatal, për bëmat e gjëmat që i bëjnë popullit dhe vendit të vet. Tek një vepër tjetër dramaturgjike e nivelit të lartë “Epoka para gjyqit” e dramaturgut të mirënjohur Ekrem Kryeziu, autori ka rrokur temën e madhe të dramës së shqiptarëve kundër pazarllëqeve të Fuqive të Mëdha në dëm të Shqipërisë. Me gjuhën e mprehtë dhe të bukur të artit dramatik akuzohet një epokë e tërë për padrejtësitë ndaj kombit shqiptar. Në gjyq personazhet historikë realë Abdyl Frashëri dhe Sulejman Vokshi nga të akuzuar shndërrohen në akuzues në mbrojtje të Lirisë dhe Pavarësisë duke përcjell mesazhin: “Pa zhdhidhjen e Çështjes Shqiptare nuk ka qetësi as Ballkani as Europa”.

(Ishin vitet tetëdhjetë kur drama u shfaq në Teatrin Kombëtar në Tiranë. Pas tre sekondash sapo publiku përthithi semantikën dhe mesazhin e artë të sentencës, ligjëruar magjishëm nga aktori unikal Kadri Roshi, gjithë salla ngrihet më këmbë dhe duartrokitjet e zjarrta vazhduan për pesë minuta. Figura që krijoi autori dhe shpirtëzoi magjishëm aktori Roshi arritën rendin e epërm artistik dhe estetik. Realiteti shqiptar që nga kohët më të lashta e gjer në ditët tona është një minierë e pafund temash, ngjarjesh, konfliktesh, dramash të mëdha e personazhesh të fuqishëm; – i begatë me figura historike madhështore edhe pozitive edhe negative. Aq sa është e madhërishme figura e Skënderbeut me idetë, vizionet, programet dhe bëmat e tij për liri, pavarësi dhe unitet kombëtar aq është e shëmtuar dhe negative figura e tiranit stalinist Enver Hoxha: dramatike dhe tragjike, komplekse, diabolike e sadiste, groteske e komike, çka përmban një lëndë të pasur, do të thosha prej floriri, për të krijuar një dramë tragjike të dimensioneve të mëdha, të tiranit komunist shqiptar të cilit ndëshkimin ia dha populli duke tërehequr zvarrë shtatoren e tij.

Mesazhi i krenarisë kombëtare

Nga figura e Heroit Kombëtar Skënderbeut marrim mesazhin e krenarisë kombëtare për idealet e larta të këtij Burri Shteti, strateg i madhërishëm ushtarak i cili sfidoi Perandorinë Osmane më të Madhe të kohës dhe me guxim të guximshëm luftoi për lirinë dhe pavarësinë e vendit të tij; ndërgjegjësoi dhe bashkoi shqiptarët, të cilët u ngritën mbi interesat vetjake, – për inetersat madhore të atdheut etj., etj…. Ndërsa nga figura e Qoftëlargut (siç e thërriste Profesori i filozofisë Isuf Luzaj), marrim mesazhin e njeriut-përbindësh të etur për pushtet absolut. Bëmat dhe gjëmat e tij për të qëndruar në fronin më të lartë që kishte uzurpuar, janë sa të ndyra e të pista aq dhe kriminale. Vrasës mafioz e katil i kundërshtarëve politikë, e bashkluftëtarëve dhe bashkpunëtorëve, dhunues i lirisë, drejtësisë dhe autor i varfërisë e mjerimit e populli shndërruar në turmë-kope. Nga ky realitet mund të formesohet një dramë realisto – modern e fuqishme dhe tronditëse, me mesazhe të ndryshme e të larmishme që model i shëmtuar të urrehet gjer në ekstrem duke nënkuptuar edhe vetëndëshkimin tragjik të tiranit, pushtues të të katër pushteteve. Për ta realizuar artistikisht këtë figurë të këtij tirani unikal, dramaturgu duhet të synojë rendin e lartë artistik dhe estetik. Një dramë tragjike e tillë do të kërkonte të shestohej dhe formësohej me elemmente artistike dhe figurative të dramës dhe tragjedisë historike dhe realiste, por edhe të dramës e tragjedië moderne e postmodernes, çka do të kërkonte dramaturgun e klasit të parë, që të mund të realizojë cilësisht dramatiken, tragjiken, groteskun, satirën dhe sarkazmën për ta dhënë figurën në kompleksitetin e saj.

Dramaturgu dhe publiku

 

Edhe këtu na vjen në ndihmë modeli shelspirian i krijimit të figurave të këtij dimensioni. Nga “Rikardi i Tretë” mund të mbështetesh në mënyrën si shestohet një figurë e tillë, si krijohet realiteti artistik tiranik, si jepet fryma e kohës dhe si strukturohet tragjedia apo drama historike. Dramaturgu dhe publiku më shumë mësojnë nga figura të tilla si Rikardi i Tretë se nga historia. Thithja e kësaj përvoje nga dramaturgët tanë dhe bërja pjesë e ndërgjgjes krijuese të tyre, do bënte që të shpirtëzohej drama tragjike, psikologjike dhe komplekse e tiranit, prej nga do të buronte kumti që e keqja të mos harrohet, modeli i çdo tirani të refuzohet.

Duke u rikthyer përsëri te fanntazia, roli i së cilës është parësor në të gjithë përbërësit e dramës, theksoj se, po kaq të rëndësishme janë  struktura dhe arkitektur e dramës. Dramaturgët tanë në përgjithësi nuk i kushtojnë vëmedjen e merituar këtij komponenti, jo vetëm për dramën historike, por edhe për tipet e llojet e dramës në tërësi. Dobësitë më evidente të kësaj dukurie janë : shestimi i veprës më shumë narrative se dramatike, dramatizimi i ngjarjeve, episodeve, situatave e rrethanave pa lidhje organike, futja e shumë linjave, problemeve, ngjarjeve e konflikteve, që e copëzojnë veprimin kryesor dramaturgjik duke zvjerdhur linjën kryesore, ku thjeshtëzimi dhe skematizmi gjejnë strehë. Kjo e pengon dramaturgun të futet në dinamikën e dramatikës së ngjarjeve dhe konflikteve dhe në botën psikologjike të personazheve. Edhe në këtë rrafsh Shekspiri është udhërrëfyes. Në kryeveprat e tij gjendet modeli më të përsosur i unitetit dramaturgjik të veprës dhe krijimit të figurave komplekse artistike nëpërmjet një procesi ku ndeshja me veten dhe të tjerët zhvillohet jo në vijë të drejtë, por nëpërmjet një lufte të brendshme psikologjike mburshur: me enigma, mëdyshje, zigazake, dialogë të mprehtë, monologë, gjithë mendim koncentrato, me gjuhë të bukur e me kolor, të cilat janë çelsa të mjeshtërisë si art shekspirian.

 

 

Som

Tek një vepër tjetër dramaturgjike e nivelit të lartë “Epoka para gjyqit” e dramaturgut të mirënjohur Ekrem Kryeziu, autori ka rrokur temën e madhe të dramës së shqiptarëve kundër pazallëqeve të Fuqive të Mëdha në dëm të Shqipërisë. Me gjuhën e mprehtë dhe të bukur të artit dramatik akuzohet një epokë e tërë për padrejtësitë ndaj  kombit shqiptar. Në gjyq personazhet historikë realë Abdyl Frashëri dhe Sulejman Vokshi nga të akuzuar shndërrohen në akuzues në mbrojtje të Lirisë dhe Pavarësisë duke përcjell mesazhin: “Pa zhdhidhjen e çështjes Shqiptare nuk ka qetësi as Ballkani as Europa”.

Som

Edhe këtu na vjen në ndihmë modeli shekspirian i krijimit të figurave të këtij dimensioni. Nga “Rikardi i Tretë” mund të mbështetesh në mënyrën si shestohet një figurë e tillë, si krijohet realiteti artistik tiranik, si jepet fryma e kohës dhe si strukturohet tragjedia apo drama historike. Dramaturgu dhe publiku më shumë mësojnë nga figura të tilla si Rikardi i Tretë se nga historia. Thithja e kësaj përvoje nga dramaturgët tanë dhe bërja pjesë e ndërgjegjes krijuese të tyre, do bënte që të shpirtëzohej drama tragjike, psikologjike dhe komplekse e tiranit, prej nga do të buronte kumti që e keqja të mos harrohet, modeli i çdo tirani të refuzohet.