Mbaji shënim këto data në maj, sepse shumë gjëra do të ndodhin

104
Sigal

Muaji maj vjen me ca surpriza jo dhe aq të këndshme për shenjat e horoskopit, për shkak të prapavijës së Mërkurit dhe eklipsit, i cili do të sjellë disa trazira në jetën e gjithsecilit. Për më tepër, jemi në muajin e Demit dhe kaosi është kryefjala e këtij sezoni.
Në disa data specifike do të ndodhin ngjarje të rëndësishme, ndaj mbaji shënim:

5 maj – Eklipsi i hënës në Akrep

Eklipsi në Akrep na dërgon në 16 maj të vitit 2022, në momentin kur ke përjetuar një eklips për herë të fundit. Do të takosh anën e errët të vetes dhe me shumë gjasa, një person do të “eklipsohet” nga jeta jote.

7 maj – Afërdita hyn në Gaforre

Më 7 maj, Afërdita, planeti i dashurisë dhe harmonisë, hyn në Gaforre, duke nxjerrë në dritë anën tënde të ndjeshme, nostalgjike dhe duke i shtuar një ndjesi më të bukur dhe melankolike marrëdhënieve të tua. Ndërkohë që Afërdita lëviz në Gaforre, ti do të kërkosh siguri, rehati dhe do të krijosh lidhje me të forta me njerëzit e dashur.

14 maj – Përfundon prapavija e Mërkurit në Dem

Merr frymë thellë, çlirohu, pasi në 14 maj, mbaron prapavija e Mërkurit. Komunikimi dhe projektet do të ndjekin kursin e duhur dhe ti do të bësh paqe me të shkuarën.

16 maj – Jupiteri hyn në Dem

Një cikël i ri fillon më 16 maj, kur Jupiteri, planeti i fatit dhe begatisë, hyn në Dem. I gjithë fati që të ka munguar, do të rikthehet për ty.

19 maj – Hëna e re në Dem

Hëna e re. në Dem të motivon që të vendosësh qëllimet e duhura për ëndrrat dhe vlerat e tua, duke të të ndihmuar që të ndërtosh më shumë vetëbesim dhe ambicie.

20 maj – Marsi hyn në Luan

Kur Marsi hyn në Luan, ti ke mundësi të shprehësh veten në mijëra forma, të bëhesh një person më kreativ, si dhe të jesh në qendër të vëmendjes.

21 maj – Dielli hyn te Binjakët

Do të ndihesh më ekstrovert dhe kuriozë se kurrë dhe do të rilidhesh me miqtë e tu më të mirë, të cilët ndoshta i ke lënë pas dore.