Ambasadori frances: Shqipëria nuk është vend pritës i emigrantëve sirianë

522
Shqipëria nuk është vend pritës i emigrantëve sirianë. Kështu ka deklaruar ambasadori francez në Shqipëri, Bernard Fitoussis gjatë një vizite në Korçë, ku ka marrë pjesë në ceremoninë e përkujtimit të ushtarëve francezë dhe një sërë takimesh të tjera. Por Fitoussis nuk e përjashtoi mundësinë e të qënurit në të ardhmen. Ai tha se, nëse Shqipëria do të përdorej nga emigrantët sirianë atëherë BE do të niste bisedimet me Shqipërinë por deri tani nuk ka një gjë të tillë.
“Qëndrimi i BE-së është shumë i thjeshtë. Po përballojmë një krizë të përmasave të mëdha. Ka të bëjë me refugjatët politikë të cilët për arsye të luftës janë të detyruar të lënë vendet e tyre. Tani mes Europës dhe vendeve nga kalojnë emigrantët kanë filluar bisedimet për gjetjen e mundësive të kalimit të tyre, por dhe të qëndrimit qoftë dhe tranzit në këto vende ballkanike. Por nëse emigrantët kalojnë nga Shqipëria do të ketë bisedime konkrete edhe me këtë vend, por tani për tani akoma nuk është marrë asnjë vendim,” ka thënë ambasadori frances. Më tej ai ka deklaruar se edhe Greqia dhe Maqedonia po bëjnë një punë të mirë me pritjen e emigrantëve që zgjedhin të kalojnë nga këto vende. 
Sigal