Fier, zjarri në një banesë dy-katëshe, s’ka persona të lënduar

386
Një banesë dy-katëshe në lagjen “15-tetori” në Fier është shkrumbuar nga zjarri si pasojë e një shkëndije elektrike. Në momentin e përhapjes së flakëve, në banesë ndodheshin 3 pjesëtaret e familjes Zeqiri, të cilët fatmirësisht kanë mundur të largohen në kohë duke i shpëtuar flakëve.
Menjehërë është njoftuar shërbimi zjarrëfikës, i cili ka bërë të mundur shuarjen e flakëve, të cilat po përhapeshin edhe në katin e dytë. Si pasojë e zjarrit, i gjithë kati i parë u shkrumbua, ndërsa flakët prekën edhe një pjesë të aktit të dytë. Sipas familjarëve dëmi i shkaktuar është i madh, ndërsa thonë se u janë djegur dokumeta dhe 3 milionë lekë të vjetra.
Sigal