VIDEO/ Miu bën xhiron e drekës në korridorin e spitalit

295
Sigal

Në gusht të 2020, Kryeministri Edi Rama, postonte në rrjetet sociale, video nga spitali rajonal Lezhë. Në videon e mëposhtme tregohet një vizitë e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila flet për investimet e realizuara në këtë spital.

Por një tjetër video e publikuar ditën e fundit tregon se në të njëjtin spital, pra atë të Lezhës, propoganda ka rënë, ndërsa miu e ka kthyer korridorin e spitalit në një pedonale. Pamjet e mëposhtme tregojnë se si një mi, i pashqetësuar dhe i ambientuar më së miri, bën xhiron e drekës. Ndoshta si personel apo si pacient, miu në këtë spital, shëtit qetësisht, edhe pse brejtësi është përhapës i shumë sëmundjeve.