Protestoi në drejtim të arbitrit, Gjykatësi Sportiv nuk e fal Kielinin. Ja sanksioni për kapitenin e Juventusit

58
Sigal

Gjykatësi Sportiv nuk e fal kapitenin e Juventusit, Xhorxho Kielini i cili pasi u ndëshkua me karton të verdhë në sfidën ndaj Interit protestoi tek arbitri kryesor i sfidës.

Kielini i cili ishte protagonist i sfidës me një penallti të fituar për bardhezinjtë dhe një autogol, u ndëshkua nga Gjykatësi Sportiv me një shumë prej 1500 eurosh.

Një shumë e përballueshme për Kielinin, por gjesti dhe protestat në drejtim të gjyqtarit lënë shumë për të dëshiruar.