Agim Jazaj: Pas 3D, është Vlora e vërtetë…

401
Sigal

Kjo është Vlora dhe jo vetëm Vlora?

Një kronikë rrënqethëse e serisë, transmetuar dje nga një television lokal 6 + 1, Vlora me rrugët e vithisuar të lagjes “10 Korriku”, ish- fabrika e çimentos i kishte ngritur ‘kukujset’ edhe Zykë Zyllumit rilindas i lindur dhe e kishte dredhur e përdredhur edhe ai me “Rilindjen”. Bërtiste nëpër rrugë, te sheshi i Flamurit, “poshtë mashtrimi dhe mashtruesit”. Nuk janë vetëm këto rrugë, në gjendjen mjerane të Vlorës dhe jo vetëm të vlonjatwve, po gjithë rrugët e shqiptarëve të tilla janë. Por fatkeqwsia e asaj pjesëze të kallaballwkut dhe shoqërisë sonë, e cila shikon rrugën te dera e vet, apo manikyrin e Lungomares. Nuk sheh rrugët shqiptare, të vithisura, nuk sheh dhe nuk e nis vështrimin dhe arsyetimin nga mjetet bazike, jetike të jetesës. Nga buka e gojës, që vuajnë një pjesë jo e vogël, drita,uji, taksat, ilaçet, papunësia, pasiguria, krimi, korrupsioni, humbja e vlerave, lulëzimi i veseve, mashtrimi, informaliteti, arroganca dhe injoranca e qeverisjes. Vuajtja e kësaj shoqërie, shtëpitë ku fusin kokën të vithisura, të rrethuara nga krimi, gardhet, muret, oshkruret dhe poturet e rrethuara, të cilët nuk shkojnë dot në shtëpi, nuk shikojnë dot as nga ballkonet e tyre të ndërtuara sipas projektit ligjor, të dëmtuara themelet nga dora barbare e miletit harbutror, nuk shohin tej hundës, po ndihen të “lumturuar” mes mjerimit, mes të mjerëve, sepse mungojnë elementët bazike njerëzore: Ndjeshmëria, dhimbsuria, solidariteti, por po e “ngrejnë stekën” e jetesës se tyre nëpërmjet, përuljes, nënështrimit, servilizmit, puthadorjes dhe këpucëfshirjes së pushteteve.

Çdo popull, qytetarë të qytetruar që janë në opozitë me pushtetet, vetëm mileti është në opozitë me opozitën. Çdo qytetërim nuk pyet dhe nuk pret për 4 vite, thjeshtë e vetëm të qarkullojnë qeverisjen, po nuk pret as 4 muaj, për të kryer këtë akt, thjeshtë e si domosdoshmëri, për të qarkulluar elitat, për të kryer ciklin vjetor; “pastrimin e ujit, të fëlliqur në fund të pusit”!

Vlora dhe vlonjatet nuk jetojnë vetëm në Lungomare, ku dhe atje derdhen lumenjtë e ujërave të zeza, në detin Adriatik natë e ditë pa pushim,në plazh. Atje ku bëhen vidio dhe “manifeste”, duke mos shfaqur lumenjtë e ujërave të zeza. Aty ku janë bërë mijëra kronika dhe kanë ngritur dorën udhëheqës – udhëhumbësit. “Do ngrihej dhe inceneratori i ujrave të zeza” dhe as i nxihet faqja ku nuk u ngrit dhe ujërat e zeza derdhen në plazh, kur në faqen tjetër të asaj rruge janë rrugët, banesat si në kronikën e radhës dhe njerëzit për faqen e zezë.

Kjo është politika e manikyrit, ku dhe në rrugën e ‘Vlorë- Skelës’,  kazma barbare mbaroi vendosjen e pllakave, trotuareve dhe të topave në këtë rrugë në vitin 2013 dhe po kjo qeverisje në 2015, u vuri serish kazmën dhe vendosi nëpër rrugë shkopin, zvendësoi topin, nëpër rrugë.

Vlora është në gjithë hapsirën e saj nuk vetëm është pjesë Atdheu i vlonjatëve, por është edhe Atdheu i gjithë Shqiptarisë. “Sheshin e Flamurit” nuk mund ta vithis, lideri me ngritjen e dorës, aty ku ngre dorën ai, do të vithiset sheshi historik, dhe aty ku hedh kapelkën ai, do dalë naftë.  Vlora dhe “Sheshi i Flamurit” është edhe pjesë e shqiptarëve të Kosovës, e shqiptarëve të Maqedonisë, e shqiptarëve të Malit të Zi, e tee gjithë shqiptarëve, të cilët duhet të shprehen me referendum. Të pyeten së pari vlonjatët dhe gjithë shqiptarët për vënien e kazmës mbi shtizën e flamurit…

Gjithëkush mund të arsyetojë:

Është e vështirë sa dhe e pa mundur për të mbyllur e shëruar plagët e shkaktuara, por është shumë më e dhimbshme, sa dhe turpëruese e torturuese të tundesh para dështimeve, tu hedhësh hi syve të njerëzve. Kjo dramë qesharake ngjan me filozofinë e lashtë popullore: “Hunda në qiell e B…tha në diell!