Amando Subashi: Gati faza e tretë e rehabilitimit të lumir të Gjanicës

107
Sigal

Në nisje të fushatës zgjedhore për 14 Majin, Armando Subashi, i cili kërkon një mandat tjetër në Fier, tha se ky qytet do të vijojë të mbetet kryeqyteti i socialistëve. Ai premtoi se brenda këtij viti pret financimin për fazën e tretë të rehabilitimit të lumit Gjanica. “Padyshim Fieri do të vazhdojë të jetë kryeqyteti i socialistëve shqiptarë. Jemi duke punuar me fazën e dytë të rehabilitimit të Gjanicës. Besoj për pak javë përfundon, kemi gati projektin dhe presim që brenda këtij viti të marrim finacimin e fazës së tretë”