“Albpetrol”: 170 milionë për avokatët në 2016

494
Ky tender është tregues i babëzisë së drejtuesve të kompanisë shtetërore “Albpetrol” e cila me skemën e tenderëve që po bënë në 6 ditët e fundit të vitit 2015, synon të përlajë milionat e mbetura pa konsumuara, ndërkohë që 1000 punonjës të Uzinës së Naftës në Ballsh nuk kanë marrë pagat prej 5 muajsh, për shkak të pazareve të pista që “Albpetrol” bëri duke i dhënë uzinën me koncesion një mafiozi të huaj që e plaçkiti financiarisht dhe ia mbathi, ndërsa kupola e kompanisë “Albpetrol”, me bekimin e kupolës së “Rilindjes” bën tender 170 milionë lekë për shërbime juridike të parashikuara… me “fall”! 
Skandalet financiare, që kanë si përmbajtje babëzinë e shtetarëve të çdo niveli shtetëror të “Rilindjes” nuk po ndalen. Ato janë bërë “dekor” edhe i ditëve të fundit të vitit 2015, me tendera të shpallur me nxitim me me objekte absude, që kalojnë deri në “’çmenduri”. Këta tenderë absurd, që këtë fund-viti janë të shumtë, nuk bëhen për të zgjidhur problemet sociale-ekonomike që ka shoqëria dhe ekonomia shqiptare, por për të mbushur xhepat me miliona që prokurohen me objekte e letra false, deri edhe në shkelje flagrante të ligjit. Mjafton të lexosh “Buletinin e Prokurimeve Publike” të këtij fund-viti dhe brenda tij gjen tendera që bëhen për të bërë… lekë! Një tender i tillë është shpallur nga kompania shtetërore “Albpetrol” me objekt prokurimi (shpenzimi) të çuditshëm. Bëhet fjalë për një tender antiligjor me objekt shërbim për çështje drejtësie! Konkretisht, në Buletini Nr. 50, datë 21 Dhjetor 2015, kompania shtetërore “Albpetrol” sh.a. me qendër në Patos dhe me “pult” komandimi në qeveri, organizon tender me procedurë të hapur për shërbime juridike. Fondi limit i këtij tenderi është paracaktuar në vlerën 144 milionë lekë pa përfshirë taksën 20% TVSH, bashkë me të cilën shkon në vlerën 170 milionë lekë. Ky tender bëhet për të “blerë” shërbim juridik për 12 muajt e vitit 2016 (shërbim avokatie-sipas informacioneve të gazetës “Telegraf”)! Që një ndërmarrje shtetërore të bëj shërbime avokatie, kjo është normale. Por që të parashikoj se sa lekë shërbime të tilla do të bëjë në vitin që nuk ka nisur si kalendar, kjo është absurde, ndërkohë që tenderi i shpallur për këtë “telepati” (parashikom) ëhstë një çmenduri dhe krim financiar i bërë me paramendim! Shtrohet pyetja: Ku e dinë drejtuesit e kompanisë “Albpetrol” në vitin 2015, se sa gjyqe do të bëhen, se shërbime juridike do të kryej kjo kompani në janar, qershor, apo dhjetor 2016?! Ku e dinë drejtuesit e kompanisë “Albpetrol” sot në vitin 2015, se gjyqet dhe shërbimet juridike që do të bëhen në vitin 2016, do të kushtojnë 170 milionë lekë?! Ndoshta drejtuesit e drejtuesit e kompanisë “Albpetrol” janë si “Nostradamus” që parashikojnë sot në fund të vitit, se çfarë do të ndodh deri ën fund të vitit që vjen! Ajo që kuptohet në këtë skandal është babëzia e drejtuesve të kompanisë shtetërore “Albpetrol” e cila me skemën e tenderëve që po bënë në 6 ditët e fundit të vitit 2015, synon të përlajë milionat e mbetura pa konsumuara, ndërkohë që 1000 punonjës të Uzinës së Naftës në Ballsh nuk kanë marrë pagat prej 5 muajsh, për shkak të pazareve të pista që “Albpetrol” bëri duke i dhënë uzinën me koncesion një mafiozi të huaj që e plaçkiti financiarisht dhe ia mbathi, ndërsa kupola e kompanisë “Albpetrol”, me bekimin e kupolës së “Rilindjes” bën tender 170 milionë lekë për shërbime juridike të parashikuara me… “fall”! Ky tender, i cili do të bëhet në datën 7 janar 2015, ligjërisht quhet prokurim me fonde të vitit 2015, ndaj dhe po shpallet në 6 ditët e fundit të këtij viti, me qëllim që të zhvatin edhe qindarkën e fundit nga fondet publike, të cilat në fakt, janë taksa që paguhen prej shqiptarëve… 
Sigal