Olli flet për çmimin e biletës së autobusit: Bashkia të gjej zgjidhje alternative

434
Edhe grupi i këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës kanë dalë kundër rritjes së çmimit të biletës për transportin urban. Në një dalje për mediat, kreu i këshilltarëve të djathtë, Leonard Olli i drejtoi apel bashkisë të ofrojë zgjidhje alternative.
Një ditë më parë Shoqata e transportit deklaroi se nëse nuk gjendjet zgjidhje nga 1 janari do të p ezullonin transportin urban .
Olli: Që në këtë periudhë krize kaq të thellë kur papunësia e shtuar ndjeshëm të mendosh ti japësh zgjidhje këtij problemi duke futur dorë sërish në xhepat e qytetarëve është akti më i papranueshëm nëse mendohet. Ajo që ne kërkojmë në emër të këshiltarëve të PD, por besoj edhe të të gjithë qytetarëve të Tiranës është që bashkia, në bashkëpunim me qeverinë të gjejnë forma alternative për të mundësuar që dhe bizneset natyrisht në të drejtën e tyre të jenë në konceptin e erentabilitetit, por në asnjë mënyrë duke duke futur duart në xhepat e qytetarëve. Ka me dhjetëra forma dhe mënyra, qeveria ka të gjithë mundësinë dhe gjithë tagrin, si ekzekutiv dhe ligjor të ndërhyjë te pjesa çmimit të karburanteve që në Shqipëri po shkon në stratosferë të ndërhyrë në format e taksimit të diferencuar për këto kompani që i shërbejnë qytetarëve, e dhjetëra e dhjetëra forma të tjera. Nëse janë në gjendje ta bëjnë, nëse nuk janë në gjendje ne jemi të gatshëm të ofrojmë paketë alternative sesi mund të zgjidhet ky problem. Por, ajo që ne këmbëngulje përsërsim është në asnjë mënyrë ndryshimi aktual i çmimit i biletës jo duke futur duart në xhepat e qytetarëve.
Sigal