Aktivizohet një vatër zjarri në Qukës të Prrenjasit (FOTO)

197
Sigal

Një vatër e re zjarri është aktivizuar në malin e Quksit, Bashkia Prrenjas, në vendin e quajtur Liqeni i Kuq.

Temperaturat e larta, terreni tepër i vështirë dhe ndikimi i erës ua ka vështirësuar punën punonjësve të Forcave të zjarrefikëses Prrenjas, duke i shpërndare flakët me shpejtësi.

Në ndihmë të zjarrfikësve kanë ardhur edhe punonjësit e një subjekti privat dhe inspektoriati i pyjeve, me çdo lloj formë, duke mundur të ndalin përhapjen e mëtejshme të vatrës së zjarrit dhe izolimin e saj në një sipërfaqe rreth 1 ha.

Momentalisht, situata është stabilizuar dhe zjarri është duke u fikur.