Nis transportimi i mbetjeve urbane nga fusha e mbetjeve në Fier drejt inceneratorit në Verri

257
Sigal

Nis transportimi i mbetjeve urbane nga fusha e mbetjeve në Fier drejt inceneratorit në Verri. Kamionet po ngarkohen me mbetje një proces, që do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Tashme mbetjet urbane nuk do të grumbullohen në fushën e mbetjeve, e cila ka funksionuar për më shumë se 70 vite.

E gjithë fusha e mbetjeve është e mbuluar nga dheu pas më shumë se 5 ditë, që përfshinë këtë fushë nga zjarret.

Nderkohë, sipas kryetarit të bashkisë së Fierit Armando Subashi, inceneratori pritet të nisë punën në fund të muajit gusht.

I gjithë landfilli prej më shumë se 7 ha në vjeshtë do të kthehet në një vend ku po të mbillen pemë.