Bilanci ditor i Covid-19: 25 raste të reja në 24 orët e fundit

180
Sigal

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Vaksinat anticovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga Covid19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3,762 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 25 qytetarë, në këto bashki: 20 raste në Tiranë, 1 rast në Shkodër, Durrës, Berat, Vlorë, Gramsh. Aktualisht janë 433 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 20 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,256 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (02 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 25
Të shëruar në 24 orë 13
Të shtruar në spitale 20
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3,762
Testime totale 906,676
Raste pozitive 133,146
Raste të shëruara 130,256
Raste Aktive 433
Humbje jete 2,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 169
Elbasan 59
Lezhë 35
Shkodër 33
Vlorë 32
Kukës 31
Fier 24
Berat 22
Korçë 12
Durrës 10
Gjirokastër 6