Atdheu në ankand dhe i plaçkitur, na ka mbetur vetëm Flamuri Kombëtar

492
Sigal

Europa i mbyllë dyert shqiptarve deri në plotësimin e 15 kushteve, ndërkohë që qeveritarët shqiptarë po  shesin dita-ditës  pasuritë e vendit tek të huajt, jo për të zhvilluar ekonominë, por si pazar për t’u pasuruar për vete. Rilindja  ngatërron listën: ” Të kërkuarit e Interpolit i propozon për deputet, kryebashkiak  drejtora dhe funksionar policie”, kurse tokat që dikur ishin hambar i grurit, janë kthyer në hambar të hashashit. Ja  84 mëkatet e politikës

BE-ja na mbyll dyert. Atdheu i plaçkitur dhe i shitur në ankand, ka mbetur vetëm Flamuri Kombëtar

Kush janë qeveritarët shqiptarë që në 28- vite i kanë shitur pasuritë e vendit tek të huajt, jo për të zhvilluar ekonominë, por si pazar për t’u pasuruar për vete. 15  kushtet gjermane, a e ngatërroi Rama listën e të kërkuarve të Interpolit me atë të deputetëve dhe kryebashkiakëve, kthimi i vendit nga hambari i grurit në atë të hashashit. Shtetarët në këto 28- vite i kanë shitur pasuritë e vendit tek të huajt jo për t’u zhvilluar ekonomia, por si pazar për t’u pasuruar për vete.

Deri tani, vetëm shitje e shkatërrim i vendit…

Deri tani, ka pasur vetëm shitje e shkatërrim të këtij vendi në çdo cep e në çdo sektor dhe asnjë përfitim, asnjë ndryshim, por “rënie kokë- poshtë” drejt “humnerës” ekonomike. Parajsa e deklaruar dhe e premtuar për shqiptarët është realitet, vetëm për kastën politiko-shtetërore dhe agallarët e pasuruar me mbështetjen e tyre. Kjo kastë miliardash në llogari bankare e pasuri fizike, përbën vetëm 5% të popullsisë së mbetur në këtë vend të boshatisur prej “kolerës” së emigrimit, për shkak të denigrimit moral, ekonomik, social, ligjor e administrativ, që politika e mbrapshtw  e anti-shqiptare, u ka bërë dhe vazhdon t’u bëjë vlerave profesionale, intelektuale e njerëzore të këtij vendi! E sikur të mos mjaftonte denigrimi i shoqërisë, prej 27- vitesh, pasuritë kombëtare janë bërë e po bëhen pasuri të të huajve të përzgjedhur e rekomanduar nga mafia rajonale, europiane e botërore, klientë pazaresh të shtetarëve e politikanëve tanë, me synim pasurimin dhe sundimit e tyre të përjetshëm e të trashëguar në Shqipëri. Janë shitur e janë dhënë me koncesion gjithë sektorët e ekonomisë, shërbimet publike kombëtare e komunitare, sektorët strategjikë e gjithçka u është kërkuar dhe u ka sjellw përfitime. Vetëm Monumenti Skënderbeut ka mbetur ende pa u shitur, por, nëse edhe sheshi i ri i Tiranës, do  të jepet me koncesion, brenda këtij sheshi gjendet edhe monumenti e, për rrjedhojë… është i shitur, si çdo pasuri kombëtare, që është bërë  viktimë e politikanëve  dhe shtetarëve tanë, të cilët kanë vepruar e po veprojnë si kaçakë-hajdutët dhe xhambazët e pazareve të 200 viteve më parë. Çfarë ndodh? Për të marrë borxh një “thes” me dollarë, shesin një minierë. Për të marrë një vlerësim pozitiv për qeverisjen, falin një spital. Për të garantuar bursa studimi për fëmijët, falin një aeroport. Për të siguruar një vilë në plazhet e botës, falin nëntokën e bakrit, plazhet, malet, fushat, kalatë historike, monumentet e kulturës, lumenjtë, naftën, ajrin dhe detin. Për të shtuar pasuritë e tyre për 10 breza, pranojnë plehrat e importit dhe lejojnë sondat e huaja të na marrin naftë e gaz në detin shqiptar! Për të dalë në fotografi me liderët e botës, përdorin lekët e pensioneve të jetimëve e invalidëve, falin troje në vijën bregdetare, kapin licenca lojërash fati për 50 vite aktivitet pa taksa! Të rekrutuar nga individët e krimit në kërkim ndërkombëtar, i kthejnë ata në Shqipëri, u japin koncesione e biznese dhe i “gradojnë” deputetë, ministra, këshilltarë qeverie, drejtorë, anëtarë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, drejtues të lartë në ekonomi, financa shteti, pushtet lokal, në drejtësi, në shërbimin sekret, në ushtri e polici, duke i përdorur për marrje e mbajtje pushteti! Nëse bën “inventarin” e ekonomisë kombëtare, rezulton se Shqipërisë nuk i ka mbetur asgjë përveç ministrave, deputetëve, administratës publike, partive politike, zyrave të shtetit. Më saktë, pas nxjerrjes dhe shitjes së vendit në ankand kombëtar e ndërkombëtar, shqiptarëve u ka mbetur varfëria, xhungla sociale, “koka nën thundrën” e politikës. Ndërsa Shqipërisë, i ka mbetur vetëm Himni dhe Flamuri Kombëtar, të cilëve u këndohet e valëvitet me hipokrizi e tallje prej politikanëve  sa herë vijnë të huajt…

“Rilindja” e Ramës ngatërron listën: Të kërkuarit e Interpolit i propozon për kryebashkiakë dhe deputetë

Në kuvend, në këshillat bashkiakë, kryebashkiakët, drejtorët janë me rekorde kriminale ndërsa pushteti në duart e horrave, maskarenjve dhe çakejve, aq sa njerëzit tallen dhe ironizojnë duke thënë, se krye/rilindësi Edi Rama, ka ngatërruar listën e të kërkuarve të Interpolit me atë të intelektualëve dhe shpresës së vegjëlisë.

Shqipëria nga hambari i grurit në kohën e Enverit, në hambarin e hashashit në kohën e Ramës

Sipas DASH, Shqipëria në këto 6 -vitet e fundit u shndërrua në hambarin e hashashit dhe qendrën e trafikut ndërkombëtar të drogave të forta. Në Shqipëri grupet kriminale kanë marrë përsipër të mbulojnë vendin me kanabis, ta shkëmbejnë atë me heroinë dhe heroinën me kokainë.

Bundestagu i flet gjermanisht Ramës, fillimisht vendos 9 kushte për hapjen e negociatave dhe pas 1 viti i rrit në 15 kushte. Vetëm 2 ditë më parë BE-ja i përplas dyert në surrat “rilindjes” duke filluar negociatat vetëm me Maqedoninë.

Ja , 84 mëkatet e politikës

  1. Soros na cakton ministrat dhe deputetët;
    2. Gjermania na shuan zjarret në pyje;
    3. Greqia na ruan qiellin;
    4. Rusia na sjell gazin;
    5. SHBA-ja na vesh ushtrinë;
    6. Soros na harton dhe na financon ndryshimet në Kushtetutë;
    7. Gjermania na sjell programet ekonomike elektorale;
    8. India na sjell plehrat kimike për bujqësinë;
    9. OBSH-ja na urdhëron kur të bëjmë vaksinat;
    10. Venecia na miraton ligjet e reformës në drejtësi;
    11.ODIHR-i na tregon si të zbatojmë ligjet;
    12. Bolonja na sjell modelin universitar;
    13. “EUROPOL” na trajnon policët;
    14. Italia na merr edhe kripën natyrale;
    15. Franca na merr ziftin në Selenicë;
    16. Festat kombëtare i kremtojmë me këngëtarë serbë e grekë;
    17. Greqia dhe Italia na marrin mermerin;
    18. Të huajt na shfrytëzojnë shërbimin telefonik celular;
    19. Të huajt na administrojnë dhe komandojnë sistemin bankar;
    20. Të huajt na kanë marrë koncesionet në shëndetësi;
    21. OSBE-ja dhe Banka Botërore, na përcaktojnë fondet e zhvillimit të bashkive;
    22. Greqia dhe Mali i Zi na caktojnë nivelin dhe kufirin e ujërave;
    23. Soros na kualifikon, financon dhe komandon mediat;
    24. OSBE-ja na jep udhëzime e urdhëra për reformën në administratë;
    25. FMN-ja na cakton se sa duhet të jenë pensionet, pagat dhe se kur duhet vendosur minimumi jetik;
    26. Banka Botërore, na cakton se ku dhe kur duhet të bëhen investimet;
    27. Italia na merr pyjet;
    28. Austria na merr lumenjtë për HEC-e;
    29. BE-ja na cakton se kur duhet të bëjmë eksporte bujqësore;
    30. OSBE, BE dhe KiE-ja, na komandojnë zgjedhjet parlamentare e lokale;
    31. Të huajt na komandojnë Ekipin Kombëtar të Futbollit;
    32. Turqia na ka marrë shërbimin e telefonisë “fikse”;
    33. UNESKO na përcakton zonat muzeale;
    34. OSBE-ja na bën listën me të korruptuarit në drejtësi;
    35. Arabia na sjell karburantet;
    36. Naftën në detin e Durrësit, na i merr firma australiane “SAN LEON”;
    37. “Bankers” na merr naftën në Fier-Patos;
    38. Planet rregulluese të qendrave të banuara dhe zonave turistike, na i bëjnë të huajt;
    39. Greqia na komandon Kishën Ortodokse Autoqefale;
    40. Trieste na përcakton financimet e zonës ekonomike rajonale;
    41. Serbia na sjell miellin për bukë;
    42. Brazili na sjell mishin dhe pulat kancerogjene;
    43. Bota na merr e nuk na kthen studentët e ekselencës;
    44. Japonia na sjell grandet për bujqësinë;
    45. Maqedonia na sjell 90% të produkteve ushqimore;
    46. Austria na e nxjerr dhe na merr kromin;
    47. Gjermania na merr mjekët e specializuar;
    48. Turqia na ka marrë ish-Kombinatin Metalurgjik, na sjell e na shkrin skrapin;
    49. Vendet e BE-së na imponojnë blerjen e ilaçeve të skaduara;
    50. Franca na prodhon Pasaportat dhe Kartat e Identitetit;
    51. Zvicra na kolaudon automjetet;
    52. Greqia na zapton me dhunë troje, për të ngritur varreza false ushtarësh grekë;
    53. Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, na e komandojnë të huajt;
    54. Laboratorët mjekësorë i kanë privatizuar grekët dhe serbët;
    55. Portin Detar në Durrës, na e komandojnë gjermanët;
    56. Kantierin e ndërtim-riparimit të anijeve, na e komandojnë turqit;
    57. Katër HEC-e në veri-lindje dhe në jug, i kanë blerë turqit;
    58. Tekstet e gjuhëve të huaja për arsimin para-universitar, na vijnë nga jashtë shtetit;
    59. Doganat na i kontrollojnë të huajt;
    60. Edhe Obeliskun për 100-vjetorin e Pavarësisë, na e bënë të huajt;
    61. Këshilltarët e qeverisë, janë të gjithë të huaj,madje edhe të Kuvendit kohët e fundit;
    62. Sondazhet për zgjedhjet parlamentare e lokale, na i bëjnë të huajt;
    63. Hashashin na e zbulon Italia nga ajri dhe e kap në det;
    64. Turqia na nxjerr e na merr bakrin, argjendin dhe arin;
    65. Turqia na sjell veshjet “Gabi”;
    66. FAO na përcakton se çfarë cilësie mielli, duhet të përdorim për bukë;
    67. Të huajt na vlerësojnë punën e qeverisë;
    68. Bullgaria na sjell letrën për gazeta;
    69. Bankat dhe “gropat e zeza” financiare (kompanitë offshore) në Qipro e Panama, na fshehin e pastrojnë miliardat e vjedhura të shtetarëve tanë;
    70. Edhe gjuetinë në pyjet tona e shfrytëzojnë të huajt;
    71. Uniformat e policisë na i qepin të huajt dhe një kapele kushton 350 euro;
    72. Austria ka marrë “Lotarinë Kombëtare”;
    73. Edhe punësimi në shtet, pranohet vetëm me diploma të huaja;

74.Italia na ruan detin;

75.Parlamenti Europian, na cakton se cilët komunitete do trajtohen me strehim;

  1. BE-ja na detyron të pranojmë importin e plehrave (sipas kryeministrit);
  2. Holanda na detyron të lejojmë martesat meshkuj-meshkuj dhe femër-femër;
  3. Rritjen e përqindjes ekonomike, na e përcaktojnë të huajt;
  4. Medaljet dhe dekoratat shtetërore, na i prodhon Turqia;
  5. Franca na dekoron kryeministrin me titullin “Komandant i Legjionit të Nderit!?;

81.OSBE-ja na jep kryesimin e radhës por nga ana e saj nuk ka reagim për zgjedhjet në Bjellorusi;

  1. Shqipëria e kapur nga covid-19, mjekësia nuk ka para për pajisjet mjeksore profesionale, por për PPP-të paratë derdhen lumë;
  2. Vetëm në Shqipëri ndodh që ata që fitojnë koncesionet e mjeksisë ,venë dhe kurohen jashtë shtetit , ndërkohë që një artist humb jetën se nuk e dërguan në Itali;
  3. Për të djegur plehrat, oligarkëve u jepen 370 milionë euro, aq sa do të mjaftonin të rriteshin 100% pensionet e shqiptarëve që janë më të ultat në botë.