Aksidenti në Përrenjas, detaje të reja/ Makina e mori përpara të riun ndërsa ishte në trotuar

347
Sigal

Janë zbuluar detaje të reja nga aksidenti tragjik i ndodhur në mbrëmje në Prrenjas, ku një 25-vjeçar humbi jetën. Sipas dinamikës së ngjarjes, i riu ka qenë në trotuar kur është marrë përpara nga makina, e cila lëvizte me shpejtësi.

25-vjeçari me iniciale M.K ka ndërruar jetë në vend. Viktima ka qenë në trotuar kur është përplasur nga makina.

Burimet bëjnë me dije se shoferi i automjetit me iniciale A.H. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë.

Prrënjas/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Prrënjas-Librazhd, shtetasi A.H., 28 vjeç, banues në Prrënjes, duke drejtuar mjetin tip Audi ka aksidentuar këmbësorin shtetasin M.K., 25 vjeç, banues në Prrenjas dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe pas venies në ndjekje nga Policia është kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë për veprimet e mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit