Aksident në Vlorë/ Rrëzohet kamioni, dyshohet se shoferi ka humbur jetën

153
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në kantierin e ndërtimit në bypasin Orikum-Kaninë, ku një kamion është rrëzuar dhe për pasojë shoferi i saj dyshohet se ka humbur jetën, ndërsa një tjetër punonjës nuk gjendet për shkak të rënies së inerteve.

Policia bën me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 16.05.2022, rreth orës 10:40, në bypasin Orikum-Kaninë, duke punuar, është rrezuar një kamion, ku dyshohet se drejtuesi kamionit ka ndërruar jetë, ndërsa pasagjeri nuk gjendet për shkak të rënieve të inerteve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.