U lëndua brenda ashensorit në QSUT bashkë me punonjësin shëndetësor, pacientja 80-vjeçare u plagos në kokë, transportohet te Trauma

57
Sigal

Të tjera detaje zbardhen në lidhje me ngjarjen që ndodhi në ambientet e spitalit Nënë Tereza në Tiranë, ku si pasojë e një avarie në ashensori, mbetën të lënduar një paciente dhe një punonjës i kujdesit shëndetësor.

Ngjarja ndodhi mbrëmë. Incidenti ndodhi në katin -1 teksa një paciente 80-vjeçare po transportohej nga barrielisiti, ndërkohë që të dy kanë pësuar lëndime.

Mësohet se pacientja ka pësuar disa plagë në kokë, për shkak të tronditjes së ashensorit. Çelmeta raporton se dy personat kanë qëndruar të bllokuar për pesë minuta, ndërsa pas ndërhyrjes së forcave të Shërbimit zjarrfikës u bë e mundur hapja me forcë e derës së ashensorit.

Mësohet se 80-vjeçarja është transportuar për në spitalin e Traumës, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, tekniku i ashensorit pohoi para oficerëve të policisë se ishin kryer të gjitha kontrollet dhe se nuk ka pasur avari në këtë ashensor. Tashmë pritet ekspertiza teknike për ashensorin.