Aksident në Vlorë, 19-vjeçari përplas të moshuarin me makinë

150
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të tregut të Orizit në Vlorë. Një automjet ka përplasur një person që lëvizte me biçikletë.

I aksidentuari është transportuar në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë.

Mësohet se i plagosuri është rreth 60-vjeç, dhe ka qenë duke lëvizur me biçikletë në momentin kur është përplasur nga automjeti “Toyota Jaris” me targat AA 890 HC.

Sakaq, drejtuesi i automjetit, një djalë i ri, është shoqëruar në komisariatin e Vlorës.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 23.05.2022, rreth orës 08:40, në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, shtetasi G. J., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka aksidentuar çiklistin shtetasin J. K., 63 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonale Vlorë, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.