Aksident në rrugën e Kavajës, makina përplas 50-vjeçarin që udhëtonte me biçikletë! Përfundon në spital

169
Sigal

Një aksident rrugor u regjistrua mbrëmjen e sotme në rrugën e Kavajës në Tiranë.

Një makinë ka aksidentuar një 50-vjeçar që udhëtonte me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, u plagos drejtuesi i biçikletës, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Më datë 11.09.2021, rreth orës 21:05, në Rrugën e Kavajës, mjeti me drejtues shtetasin M. V., ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, rreth 50 vjeç, i cili po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.