Aksident në Lushnje, drejtuesi i makinës përplas kalimtarin (EMRI)

502
Sigal

Aksident rrugor në qytetin e Lushnjes, aty ku një makinë ka përplasur një këmbësor.

Bëhet fjalë për shtetasin Qani Çela, i cili është transportuar menjëherë në spitalin e qytetit.

Ai ka qenë duke kaluar rrugën kur është përplasur nga një makinë tip ‘Toyota Yaris’ e drejtuar nga një grua 50-vjeçe.

Sipas lajmeve që vijnë nga ky spital, fatmirësisht ai  ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.