Aksident në Elbasan, makina merr para kopenë e deleve

104
Sigal

Një aksident jo i zakontë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Shalës, në aksin Belsh-Elbasan. Një automjet ka marrë para kopenë me dele, ndërsa drejtuesi ka shpëtuar mrekullisht.

Në foto shfaqen bagëtitë e shtrira në rrugë, si pasojë e përplasjes. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve.