Agim Jazaj/ Zullumqarë dhe mëkatarë në administratën publike

564
Një grup i vogël të moshuarish dje në sy të diellit, ndan “Lungo Mares”, në Vlorë duket se kishin kthyer ndonjë kupë, të bërë çakërqejf, e ia kishin marrë labçes shtruar, një këngë të vjetër me tigëllim të ri, në vargjet e rapsodit të thekur vlonjat:
O biro paç uratën,
Surrat ke administratën,
Ajo bën gjithënjë fushatën,
Siguron edhe mandatën…
Kalimtarët mbajtën këmbët. Dy turistë me trasta në kurriz, me të qeshurën në buzë dhe në shpirt, u afruan tek grupi, duke i futur në aparatet e tyre fotografik…Bëra këmbë fillikat deri tek shtëpia “Muzeale” që ne e quajmë ne “dajo” Qemalit”, Qemal Totos, si për t’u shmallur dhe në krahun tjetër hotel “Bojko”, i Fatosh Bojkos, nip e dajo, miq të hershëm me ne, të njohur nga gjithë vlonjatë dhe jo vetëm, si shoferë të njohur autobuzësh, pa bërë asnjë, aksident e karambol… 
Shoferët e autobuzëve përzgjidheshin, duhet të ishin të sporovuar, të mos kishin bërë asnjë aksident… Ata kishin në dorë, të ruanin kokën, pra jetën e 40-50 udhëtarëve…Dhe shumë rrallë janë shënuar hata të tilla, të jenë rrëzuar autobuzët me udhëtarë!…Teksa kujtonim dhe krahasonim dje me Agronin, midis shoferëve që drejtonin dhe drejtojnë autobuzët dhe ata që kanë drejtuar “autobuzin Shqipëri”, për gati një çerek shekulli: Dihet dhe shihet, nëpër gremina, me ulërima, duke coptuar, vrarë dhe marrë jetën e mbi 9000 të vrarëve, të gjumtuar, coptuar dhe mbetur kufomë. Krahasimi ështe sa i dhimbshëm e drithërues, i shoqëruar nga pyetja e ditës e shtruar taze: A duhet të hypim me shoferin që të rrëzon, të kërcënon jetën, me, “Autobuzët e Greminave”?!… 
Grupi i vogël dhe vargjet e këngës na ngritën kukujeset, teksa kujtuam pak ditë më parë mesazhin e ditës që kishte përcjellë një Rilindas “24 karat”, nga Vlora, direkt kryeministrit të Rilindjes: “I nderuar mik! Revolucioni i F. Nolit më 1924 dështoi, nga mbajtja në punë e administratës së Zogut”… Dhe koment- analiza e tij shkurt flet gjatë:
“Administrata për një çerek shekull nuk administron pushtetin, por përvetëson privilegjet e tij. Mosha e tyre, me energji, gjoja të ngroh, por në realitet të bën akull. Kulmon me listën e këshilltarëve, pa asnjë përvojë administratative, zgjidhen të administrojnë administratën. Ku ka ndodhur dhe po ndodh që një 22 vjeçar të këshillojë, të gjykojë, të administrojë”?
Inkursioni i ri i politikës
Natyrishtë ndoshta nga inkursioni i ri i politikës së re, të rinjtë janë produk i ri, të pa ndotur. Por ata u fusin në stallat e pista, në fushën e minuar, janë ambientet e ndotura rëndë… Disa nga institucionet më të rëndësishme edhe në Vlorë, politika i ka ndërruar, pra ka tentuar për të ndryshuar, madje shumë shpesh, vetëm bariun e tufës, drejtuesit si në ZRPP, ALUIZNI, Pronat, Posta, etje, ku janë shënuar, evidencuar edhe abuzime, deri dhe krime me pronat, vendime gjyktash, vrasaje dhe viktimizime të mijëra e mijrave, të futur edhe në gjak brënda gjaku. Çështja e shtruar për zgjidhje, e mbetur pa zgjidhje dhe në udhë kryq- shtrohej: “A mund të pranojë të ruaj, mbarështrojë e bëj prokopi edhe bariu më pasionant dhe i përkushtuar, me tufën e zgjebosur, të futet brënda në stallën e ndotur rëndë për mëse 1 çerek shekull?! 
A mund të mbetet bariu i pastër, i pa zhyer, kur futet në stallën e ndotur dhe të shqyer nga të katër anët”?! Mirëpo pjesa më “opozitare” e grupit arsyetonin dhe argumentonin në faktet analizën e tyre pa mikrofon dhe publik. Deri më tani është “zgjedhur bariu i shëndoshë ose më açik ndërrohet vetëm bariu për tufën e krimbur dhe në stallën e ndotur”! Brenda në stallë është edhe plehu i zgjebosur, deri për një çerek shekulli, ende i pa pastruar”. 
Specialistët e fushës dhe të moçmit e mendjes arsyetojnë: “Nëse nuk nxirren jashtë dhitë dhe plehu nga stalla, të pastrohen dhe të dezinfektohen me herbicitet, muret, po edhe pllakat e stallës, të dezinfektohet e gjithë stalla, tufa, edhe bariun e ri do ta zërë zgjebja- sëmundje ngjitëse”, si dhe ka ndodhur! 
Në kërkim të adiministratës publike
Shqiptarët janë ende në kërkim të administratës publike, përmbi atë politike, administratën qytetare, jo mëkatare, me synimin: Për të krijuar profilin real, të një administrate të munguar, për t’u përafruar me standardet europine, ku synon të bëhet pjesë edhe shoqëria jonë e vonuar, e rrënuar dhe e fundrreshtuar! Përgjatë tranzicion- stanjacionit rezulton dhimbshëm: Ata që muarën në dorë fatin e vendit, nuk ndryshuan sistemin, po rrënuan vendin. Pasuruan të marrët dhe varfëruan të diturit! Ndaj klith deri në kupë të qiellit edhe Myzafer Xhelilaj nga Gosa e Kavajës, i cili kërkon ujë, ujin e munguar në kanal, për të njomur bimët, perimet, dhe frutat, frytet e punës së tij-pasionante… Edhe një mendjelehtë shtron arsyen: Të ishte kaq e sukseshme kjo politikëbërje dhe lidership i derisotëm, me këtë administratë, në misionin e vet: edukimin, shërbimin, përfaqësimin dhe frymëzimin e shoqërisë, nuk do ishim në udhëkryqin e tranzicionit tërkuzë dhe në varfërinë pikëlluese, në diskriminimin dhe diskredititimin e Shqipërisë dhe të shoqërisë edhe në sytë e botës. Për këtë ka një tregues të prekshëm, sa të dhimbshëm nga të gjithë, dhe e vuajnë të gjithë: Të huajët harxhojnë energji, të pajtojnë shqiptarët mes njëri tjetërit! 
Zullumqarë në administratë
Deri më tani në sistemin e tranzicionit-tërkuzë është ngritur administrata politike, në vend të administratës publike, e mbushur me zullumqarë e mëkatarë, të cilët i kanë lënë, litarin përjashta, hatanë shoqërisë shqiptare! Qytetaria e Rilindjes vendosi dhe kërkon të zbatohet: “Vendimi i Formës së Prerë”, për të zvëndësuar me elitarë e qytetarë administratën e korruptur, të kompromentuar dhe të kriminalizuar, për të sjellë ata që shërbejnë, duke larguar ata që rrëmbejnë dhe kanë shëmtuar keqas fizonominë e shqiptarëve. Nga vështrim i shpejtë edhe në Vlorë rezulton: Gjithë institucionet janë të mbushur dënga me militantë të thekur, informalë-zyrtarë dhe kryesisht me psikologji, prurje dhe prirje rurale, për t’u keqpërdorur dhe lehtëpërdorur për punë të liga, duke ndërruar parti, poture dhe oshkure! Shumë prej tyre, të cilët kanë marrë në dorë edhe naftarët e portave për të drejtuar insitucionet, sa parti si ‘Lesh e Li’ ndërrojnë në fund mandatet dhe tesera tundin hasanistët! Logjikës më e thjeshtë i mëshon çdo kush: Mund të gjendet dhe të rezistojë dele e pastër në stallën e pistë?! Administrata shtetërore është surrati i shtetit, vota e shpirti i sovranit dhe qytetari prek dhe sheh tek cilido nëpunës- votën e vet, aspiratën e tij- për vendin që u pikon në shpirt! Çështja e shtruar për zgjidhje mbetet: Do vazhdojmë të ndërrojmë vetëm bariun, apo do të dezinfektojmë tufën dhe stallën?!…
Sigal