Shiu dhe erërat e forta sjellin probleme në Librazhd, kyebashkiaku apel qytetarëve: Qëndroni në shtëpi, pritet përkeqësim në orët në vijim

17
Sigal

Moti i keq dhe reshjet e shiut që kanë përfshirë gjithë vendin kanë goditur edhe qytetin e Librazhdit mbrëmjen e sotme. Reshjet intensive të shiut shoqëruar me erë të fuqishme kanë shkaktuar probleme të shumta, ku është bërë pothuajse i pamundur qarkullimi i automjeteve nëpër rrugë.

Era e fortë gjithashtu ka dëmtuar pemë, shtyllat e energjisë elektrike, përcjellës të rrjetit elektrik si edhe duke zhvendosur çadra, tavolina e karrige të lokaleve. Gjithashtu për shkak të reshjeve të dendura janë përmbytur disa rrugë. Sakaq, të gjitha ndërmarrjet e shërbimeve të bashkisë Librazhd dhe strukturat e emergjencave civile kanë kaluar në gatishmëri për të përballuar situatën e krijuar.

Ka qenë kryebashkiaku Mariglen Disha i cili ka bërë publike në Facebook, pamjet apokaliptike që ka lënë pas stuhia, ndërsa paralajmëron se e keqja nuk ka mbaruar ende. Duke iu referuar IGJEUM, Disha thekson se gjatë antën pritet përkeqësim i mëtejshëm i motit, prandaj qytetarët duhet të bëjnë shumë kujdes dhe të telefonojnë në nurmin e zjarrëfikëses 128 për çdo problem që mund të kenë.