Aksident në Durrës, makina përplas këmbësoren

310

Sigal

Një grua ka mbetur e plagosur ditën e sotme në qytetin e Durrësit, si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Mësohet se gruaja, një 53 vjeçare me inicialet A.D, është përplasur nga një makinë, ndërsa po kalonte rrugë.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi A.D., 45 vjeç, është shoqëruar në polici, ndërsa policia po heton për të zbardhur ngjarjen.

53 vjeçarja është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Informacioni i plotë policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 08.06.2020, rreth orës 10:30, në lagjen nr.13, Durrës, në afërsi të Urës së Dajlanit, një mjet me drejtues shtetasin A.D., 45 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen S.M., 53 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.